Skandali me aplikacionin “Akt1visti”, qeveria detyron administratën në orar zyrtar

Skandali me aplikacionin “Akt1visti”, qeveria detyron administratën në orar zyrtar

52
0
Shares

Ka reaguar PD në lidhje me aplikacionin “Akt1visti”, ndërsa qeveria detyron administratën ta përdorë në orar zyrtar. PD sërish thirrje SPAK të hetojë.

Deklarata e Jola Hysaj:

Qeveria shqiptare, administrata publike qendrore dhe vendore, janë kthyer prej vitesh në institucione ku nuk mendohet më për hallet e njerëzve, por vetëm si të mbahet në pushtet absolut Edi Rama dhe Rilindja.

Çdokush do të mendonte se në godinat e ministrive apo drejtorive, në orarin zyrtar kryhet detyra për të cilën administrata paguhet nga taksat e shqiptarëve.
Por, faktet flasin të kundërtën. Dhe këto fakte kanë nisur të publikohen nga vetë zyrtarë të majtë.

Në media është publikuar një dëshmi e këtij zyrtari i cili rrëfen se drejtues të lartë në ministri të cilët janë vendosur me urdhër partie në këtë detyrë, qëllim të vetëm kanë shërbimin elektoral ndaj Partisë Socialiste dhe për këtë fakt janë të ngarkuar të urdhërojnë vartësit të shkarkojnë aplikacionin “Akt1visti”.

Një burim i administratës në kushte anonimati thotë për median se nëse angazhohesh në faqet e Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe ministrave të tjerë, një like është 5 pikë, një share 15 pikë.
Skandali shkon përtej imagjinatës kur në administrate, në institucionet qendrore dhe vendore, kryhen mbledhje të rregullta për të ndjekur mbarëvajtjen e aplikacionit dhe përdoruesit e tij.

Në vitin 2023 qeveria detyron punonjësit publikë për t’i bërë like, koment dhe share në facebook etj, postimeve të Edi Ramës, anëtarëve të tjerë të qeverisë dhe nëse dikush nuk pranon të marrë pjesë në këtë aplikacion, shantazhohen dhe madje pushohen nga puna.

Për më tepër ky aplikacion bie ndesh me të gjitha ligjet e mundshme të Shqipërisë dhe ato ndërkombëtare duke cënuar rëndë privatësinë.
Edi Rama duhet ta kuptojë se është kthyer në qesharak edhe brenda partisë dhe qeverisë së tij.

Partia Demokratike i bën sërish thirrje SPAK-ut të nis urgjentisht hetimet kundër personave përgjegjës të prodhimit dhe shpërndarjes të aplikacionit “Aktivisti”, me anë të cilit drejtuesit e lartë të shtetit po shantazhojnë punonjësit e administratës në kundërshtim të plotë të ligjit për shërbimin Civil dhe Kodin e Punës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY