Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Zëvendësimi i emërtimit të rrugës “Ibrahim Rugova”, akt i padenjë dhe i paudhë, akt flagrant anti-politik e anti-kulturor”

06/02/2023
“Zëvendësimi i emërtimit të rrugës “Ibrahim Rugova”, akt i padenjë dhe i paudhë, akt flagrant anti-politik e anti-kulturor”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zëvendësimi i emërtimit të rrugës “Ibrahim Rugova” Partia Demokratike e dënon si të padenjë dhe të paudhë, akt flagrant anti-politik e anti-kulturor këtë veprim të Rama-Veliajt, deklaroi zëdhënësja e PD, Floriana Garo.

Deklarata:

Janë me qindra rrugët e Tiranës, me emra atentatorësh, bablokësh të Bllokut apo të pleqve të fiseve të komunarëve të Rilindjes, që Rama-Veliaj mund të kishte zgjedhur për “Dëshmorët e 4 shkurtit”.

Nuk hoqi apo shkurtoi përgjysmë asnjë prej tyre, sepse ata kanë një afinitet me dhunuesit, ata kulturorë dhe politikë, por u shkoi mendja e mbrapshtë te Ibrahim Rugova.

Tirana ka sot plot rrugë me emra bashibozukësh, dhe një rrugë më pak me emrin e një prej etërve themelues të Kosovës së lirë, Presidentit në robëri dhe në liri, studiuesit të Pjeter Bogdanit dhe Gandit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Partia Demokratike e dënon si të padenjë dhe të paudhë, si akt flagrant anti-politik e anti-kulturore këtë veprim të Rama-Veliajt. Këta ithtarë të cancel culture dhe i ëoke-izmit, ngatërrojnë shportën me fiq dhe letrat murale me kaskadën e kontributeve të Presidentit Rugova për shqiptarinë.

Ai jo vetëm shëmton kryeqendrën e shqiptarëve, por u thotë shqiptarëve të Kosovës se simbolet e tyre, simbolet tona të përbashkëta, nuk vlejnë. U thotë luftëtarëve të lirisë e pavarësisë se Rama-Veliaj i marrin urdhrat nga Beogradi, si për kufijtë ashtu dhe për rrugët.

Ky akt jo vetëm cënon të djathtën historike dhe moderne, të këtej dhe andej kufirit, por provokon në mënyrë të hapur, pak ditë nga përvjetori i 15-të i Pavarësisë së Kosovës, për të cilën Ibrahim Rugova dha një kontribut vendimtar.

E kuptojmë se pse, emra si Rugova i sëkëlldisin këta lejfenë të kulturës së anullimit. Të gjendur në shoqërinë e merhumëve me pak dije e shumë zullume, të trafikantëve të drogës, votave dhe pasurive publike, ata mendojnë se historia nis me, Edin, Erin, Elisën, Sajmen apo Alexin e dashur dhe bandën e tyre, ku shkëlqejnë drejtoreshat bandite.

Partia Demokratike zotohet se do ta kthejë emrin e Ibrahim Rugovës aty ku ishte. Siç do të kthejë të gjitha vendimet të cilat anulojnë historinë e shqiptarëve në favor të Rilindjes. Jo asaj Kombëtare, por të Sojsorollopit që kërkon të bëjë politikë edhe aty ku ka vendosur njëherë e mirë historia. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.