Duhet të pregatitemi për rezistencë të fuqishme në Parlament, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me deputetët e PD pas protestës në Parlament.
“Edi Rama po përpiqet ta kalojë me një grip diplomatik. Herë del dhe nuk del. Tani ne jemi këtu.
Së pari, parlamenti nuk mund të ketë në mënyrë absolute, asnjë minutë punë normale përveçse debatit, mocionit me debat ndaj Edi Ramës. Ky është si parlament, dhe duhet të pregatitemi për rezistencë të fuqishme në parlament.
Ne nuk mund të pranojmë një kryetar qeveri, një kryeministër si Edi Rama, nuk e pranojmë ne atë.
Të vijë aty, t’ja tregojmë fytyrën siç e ka përpara të gjithë shqiptarëve. Të vijë dhe aty, dhe të hapë debatin për këtë aferë të tmerrshme, ku gjer në vesh janë zhytur Taulant Balla, Damian Gjiknuri, zëdhënës ndër më besnikët të interesave ruse në Shqipëri”, tha Berisha gjatë takimit me deputetët.
Në vijim Berisha tha se Belinda Balluku, Ardi Veliu, Bledi Çuçi dhe ministrja të tjerë të përfshirë në aferën McGonigal. Hetimin më të plotë do ta bëjë Komisioni Hetimor Parlamentar, tha ai.
“Ballukja ka qenë si të thuash nga më aktivet në këtë aferë, por janë edhe ministra të tjerë. Ardi Veliu, Bledi Çuçi, që të gjithë këta. I përgëzoj të gjithë deputetët që kanë firmosur në këtë Komision Hetimor Parlamentar dhe e siguroj Komisionin Hetirpor Parlamentar të Kongresit të SHBA se komisioni ynë do të bëjë gjithçka për të zbardhur veprimtarinë kriminale të Edi Ramës, të McGonigal në Shqipëri, të Marco Ross-it dhe grupit të tyre.
Duhet të dini se, jo vetëm në këtë fushë, por edhe në aspekte të tjera, këta aventurierë kanë luajtur me interesa të një rëndësie jetike për SHBA. Komisioni do t’i rreshtojë të gjitha këto, si një detyrim madhor ndaj SHBA. Mos prisni nga SKAP-i i partisë. Mc Gonigal është ulur këmbëkryq me ta. Jo një herë, por disa herë. Hetimin më të plotë do ta bëjë komisioni hetimor parlamentar”, deklaroi Berisha. a.b




