Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përjashtoi sot nga seanca deputetin Gazment Bardhi i cili kërkoi që Rama të ishte në seancë.
Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali e fyeu deputetin demokrat, Gazment Bardhi ndërkohë që Nikolla nuk reagoi ndaj saj.
Bardhi tha për Ramën se po fshihet pas fustanit të grave duke ia deleguar përgjigjen Spiropalit. Ndërkohë kjo e fundit i tha se nuk të pëlqejnë gratë.
“Sërish ju pyes zoti Bardhi: pse keni frikë nga gratë? Nuk ka rëndësi a vishem me fustan apo pantallona, nuk mund të lejojmë që të ngrini një shtjellë të tërë gënjeshtrash dhe në mos t’ju japim përgjigje. Po ju pyes: i doni apo jo përgjigjet. Këtë mund ta pres nga ata që kanë mbetur jashtë sot dhe bërtasin, nuk e pres nga ju që jeni në një farë mënyrë profesionistë”, tha Spiropali.




