Berisha: Lulzim Basha shkroi dje 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë...

Berisha: Lulzim Basha shkroi dje 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë Edi Ramën pa leje

37
0
Shares

Kreubi PD, Sali Berisha tha në mbledhjen e kryesisë së PD se Lulzim Basha shkroi dje 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë Edi Ramën pa leje me McGonigal.

Deklarata:

Pse i them këto, i them këto sepse rasti McGonigal, ndriçon, ndihmon shqiptarët për të kuptuar zhvillimet rreth tyre. Për të kuptuar se si mund të përdoret korrupsioni, jo vetëm për ti varfëruar ata, por edhe për të vrarë shpresën çdo ditë tek ata, për ti shndërruar të pashpresë. Imagjinoni ju, se çfarë efekti toksik kanë patur tek qytetari shqiptar me qindra deklarata të paguara si ajo e Mark Rossinit, në mbështetje të Edi Ramës, në mahni të ministrave të tij, të sukseseve imagjinare, absolutisht që të gjitha të paguara.

Imagjinoni ju çfarë drame është luajtur në këtë vend me shkatërrimin e drejtësisë dhe shndërrimin e saj në një repart të PS-së.
Skapi të cilin, ose për të cilin mund të jenë bërë me dhjetëra, qindra deklarata është sot institucioni më i diskredituar në Shqipëri. Askush nuk e ka diskredituar atë përveç vetes së tij.

Do ju jap një shembull, vetëm nga dita e sotme. Deputeti Gazment Bardhoi shkoi dhe paditi në skap aferën. Për të dëshmuar se është një mburojë e partisë së tij, përgjigja; ishte na sill akt padinë. Prisni. Ka patur para skapit një prokurori të krimeve të rënda quhej. Kur doli çështja Nik Muzin, ajo hapi menjëherë dosje për Lulzim Bashën, e mori të pandehur për larje parash, sepse ajo ishte larje parash. Nuk tha, më sill aktpadinë, dosjen e Nik Muzin, jo. Aq sa kishte. Për skapin e partisë, pavarësisht se në të katër anët e botës ulërinjë sirenat e korrupsionit, të krimit nuk ndodh asgjë, dhe i kërkon aktpadinë. Nuk mund të fillojë hetim.
Po mban të njëjtin qëndrim me Edi Ramën, armiqësor, sepse një shqiptar aty duhej ti thoshte vetes; dale, ky faqezi bëri këtë akt. Ky dokument i Gjykatës Amerikane kërkon këto, e këto. E sigurisht që aty pjesa dërrmuese e hetimeve është në Shqipëri. Çfarë e pengonte SKAP-in të njoftonte sot se ka filluar hetimin dhe të thërriste me radhë.

A e dini se McGonigal ka takuar prokurorë këtu, vetorë, veting, ka takuar gjykatës, ka hyrë e ka dalë i plotëfuqishëm. Këto nuk ekzistojnë për skapin e partisë. Edi Rama pas sqarimit se e kam pasur ndërmend anglisht dhe jo shqip fjalën mik, e mbylli gojën, u zhduk 5 ditë. E mbylli gojën për 7 ditë Lulzim Basha, në vend që të thoshte ja, viktima e një komploti, jo nuk çel gojën dhe bëri një shënim dje, 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë Edi Ramën, pa leje me McGonigal, nuk ekzistonin për ta.

Berisha: Rasti McGonigal nuk është i izoluar, ‘McGonigal’ të tjerë ka edhe nëpër Europë

Ju garantoj ju se McGonigal, jo në atë nivel të inteligjencës, por në nivele të tjera, ka edhe të tjerë në Europë dhe SHBA.
Rasti McGonigal nuk është i izoluar. Nuk është i izoluar as në qëllimin politik. Nuk është përpjekur veç McGonigal si lobist kundër për shkatërrimin e PD-së dhe opozitës. Forcës politike më pro perëndimore dhe antiruse në Shqipëri. Kjo është e vërteta e kësaj partie.

Por për shkatërrimin e saj janë angazhuar haptas me të gjithë imoralitetin, me të gjithë abuzivitetin, me të gjithë aprincipialitetin edhe të tjerë, dhe për të njëjtat motive korruptive, mafia në pushtet e Tiranës është pushteti më i rrezikshëm, nuk njeh asnjë parim, normë, moral, standard.

Kam denoncuar para jush, para qytetarëve, kudo, që kjo mafie e rrezikshme përdor të gjitha format e korrupsionit. Përdor korrupsionin monetar, korrupsionin politik, korrupsionin erotik dhe çdo formë tjetër korrupsioni. Ky është laboratori, ku eksperimentohen të gjitha format e korruptimit të zyrtarëve, ku shkon gjer tek ai që ishte në lartësi dhe nivele që nuk mund të imagjinohej. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY