Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skandali me aplikacionin qeveritar “Aktivisti”/ Drejtues të lartë detyrojnë administratën në orar zyrtar të shpërndajnë postimet e kryeministrit

31/01/2023
Skandali me aplikacionin qeveritar “Aktivisti”/ Drejtues të lartë detyrojnë administratën në orar zyrtar të shpërndajnë postimet e kryeministrit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtues të lartë detyrojnë administratën në orar zyrtar të shpërndajnë, komentojnë dhe pëlqejnë postimet e Kryeministrit. SPAK të nisë urgjentisht hetimet, kërkoi sot sekretari i PD për të Drejtat e Njeriut, Bislim Ahmetaj.

Deklatata e Ahmetajt:

Edi Rama pas aktit të shpalljes si i pandehur nga drejtësia amerikane ka humbur çdo kontroll mbi veten, dhe për pasojë ka ndërsyer gjithë batalionin e tij kundër punonjësve të administratës publike, që nuk janë pjesë e stanit të tij të korrupsionit dhe krimit.

Këto ditë pranë Sekretariatit për të Drejtat e Njeriut në PD ka pasur denoncime të shumta nga punonjës të administratës publike, të të gjitha niveleve, të cilët dëshmojnë se janë thirrur nga eprorët dhe janë urdhëruar të instalojnë dhe të përdorin me detyrim aplikacionin “Aktivisti”, prodhim i zyrës së agjitacionit dhe propagandës pranë Kryeministrit.

Përveç pëlqimeve, që janë të detyrueshme dhe vlerësohen me pikë, ata duhet të shpërndajnë nëpër faqet e tyre cdo marrëzi të kryeministrit, ministrave dhe shefave të tyre direkt, gjithashtu janë urdhëruar që të komentojnë negativisht cdo deklaratë apo qëndrim të përfaqësuesve të opozitës, ata që nuk kanë rrjete sociale duhet ti hapin ato me urgjencë.

Ky është përshkrimi i punës së administratës shtetërore, që nga specialisti i thjeshtë i pushtetit vendor, deri te drejtuesit e lartë nëpër institucionet qëndrore të shtetit.

Ky do të jetë matësi i përformancës në punë për cdo punonjës deri pas 14 majit, kohë kur janë paralajmëruar largimet nga puna për të gjithë ata që nuk do ti përgjigjen aksionit propagandistik për mbrojtjen e të pandehurit Rama dhe të hajnave të tjerë pjesë e grupit të strukturuar kriminal që ka uzurpuar shtetin shqiptar.

Nga selia e Partisë Demokratike i bëjmë thirrje batalionit në ikje të shantazhistëve të Edi Ramës që të ndalin presionin dhe shantazhin mbi administratën publike, në të kundërt ju garantojmë se ju do të jeni të parët që do të ndëshkoheni nga ligji.

I bëjme thirrje SPAK-ut të nis urgjentisht hetimet kundër personave përgjegjës të prodhimit dhe shpërndarjes të aplikacionit “Aktivisti”, me anë të cilit drejtuesit e lartë të shtetit po shantazhojnë punonjësit e administratës në kundërshtim të plotë të ligjit për shërbimin Civil dhe Kodin e Punës.

Gjithashtu ju bëjmë thirrje nëpunësve civil të zbatojnë statusin e tyre ligjor dhe të refuzojnë urdhrat e paligjshëm të eprorëve me tesera partie.

Ditët në pushtet të sektit të rilindjes kanë filluar numrimin mbrapsht.

Ata që urdhërojnë shkeljen e ligjit s’do të kenë vend në administratën e shtetit shqiptar. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

15/04/2026
Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
Kapen 144 kg kokainë sërish në Maltë, një pjesë kishte destinacion Durrësin

DETAJET DHE EMRAT/ SPAK godet grupin kriminal, trafikuan 7000 kg kokainë, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

15/04/2026
Gruaja nga Laçi tenton të hyjë nga kangjellat në SPAK: M’i kanë vjedhur pronat!

Gruaja nga Laçi tenton të hyjë nga kangjellat në SPAK: M’i kanë vjedhur pronat!

15/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

15/04/2026
Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
Kapen 144 kg kokainë sërish në Maltë, një pjesë kishte destinacion Durrësin

DETAJET DHE EMRAT/ SPAK godet grupin kriminal, trafikuan 7000 kg kokainë, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.