Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fatmir Mediu: Rama të bëjë transparencë, ti lëmë autoritetet amerikane të bëjnë punën e tyre

30/01/2023
Integrimi në BE dhe NATO bashkon nesër në Tiranë partitë republikane të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një komunikim nga SHBA për Televizionin Panorama komentoi skandalin e McGongial me kryeministrin Edi Rama. Mediu u shpreh se nuk mund të bëjë as prokurorin as gjykatësin, por theksoi se duhet t’i jepet kohë drejtësisë amerikane.

Sipas tij, nëse vërtetohen akuzat, kjo gjë është e rëndë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për raportet që vendi ynë ka më SHBA-të.

I pyetur nëse SPAK duhet të nisë një hetim për kryeministrin Rama, i cili përmendet në dosjen hetimore të drejtësisë amerikane, Mediu tha: “Unë nuk mund ti jap këshilla SPAK, nëse ka shkelje ligjore duhet të nisë”.

“Kur ka ngjarje të tilla pa u njohur me thelbin unë jam i rezervuar. Nuk bëj as prokurorin as gjykatësin. Mendoj se duhet ti lëmë kohë autoriteteve amerikane për të bërë investigimin e tyre. Është e domosdoshme që të këtë transparence dhe opozita të kërkojë transparencë për këtë çështje. Nëse ka ndërhyrje të tilla, të cilat bien ndesh me ligjet, kushtetutën dhe me politikën e opozitës, padyshim që janë ngjarje të rënda, por unë nuk mund të nxjerr konkluzione përsa koha nuk ka një investigim të qartë, por ka një akuzë paraprake që mund të lërë shumë shteg për për diskutime. Në Shqipëri ne shpesh biem viktimë e disa marrëdhënieve që krijojn probleme në qasjen tonë.  Duhet që të kemi një qasje sa më institucionale dhe protokollare në takimet që bëjmë. Kur vjen cështja në marrëdhëniet me SHBA. SHBA kanë një përfaqësi në Shqipëri, ambasadën e tyre në Tiranë dhe duhet të ketë një konsultim për autoritetet që vijnë dhe qëllimin e vizitës. Duhet të kemi raporte të drejtë me ambasadën”, deklaroi ndër te tjera Mediu.

Pyetje: A duhet të nisë një hetim në Shqipëri nga SPAK?

Mediu: Unë nuk mund ti jap këshilla SPAK, nëse ka shkelje ligjore duhet të nisë hetimin e vet.

Pyetje: A konsiderohet çështje me fakte të mjaftueshme për të nisur hetimet?

Mediu: Unë di që të dyja krahët e PD kanë paraqitur kërkesën e tyre pranë SPAK, besoj se kanë arsye të mjaftueshme ligjore që e kanë bërë këtë gjë. Në aspektin politik krijon një dëm të madhe në raport me institucionet shqiptare, por edhe me Shtetet e Bashkuara.

Pyetje: Ka akuza nga opozita se Rama ka abuzuar, pra ka korruptuar zyrtarin e lartë për të dëmtuar opozitën?

Mediu: Nëse kjo është e vërtetë, kjo është e dëmshme dhe antikushtetuese dhe antiligjore.

Kreu i PR-së, po ashtu u shpreh se duhet një ligj për të bërë vlerësimet e investimeve të huaja në Shqipëri.

“Rusia ka një prezencë të fuqishme në rajonin e Ballkanit. Ka nxituar gjithë kohës të hyjë në Shqipëri nga mënyrat më të ndryshme. Pavarësisht se mendojmë se jemi të imunizuar, ne kemi prezencë të Kinës, sidomos anën teknologjike, e cila krijon probleme të mëdha me lirinë dhe privatësinë e shqiptarëve. Prandaj ne duhet të bëjmë një vështrim të plotë dhe ka nevojë për një ligj që bën vlerësimin e investimeve të huaja. Pa dyshim dhe nuk lejon që këto investime bien ndesh me këto qëllime dhe nëse janë prezentë duhet të ndalen dhe të mos jenë pjesë e aktivitetit ekonomik”, tha kreu i PR. panorama.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

15/04/2026
Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
Kapen 144 kg kokainë sërish në Maltë, një pjesë kishte destinacion Durrësin

DETAJET DHE EMRAT/ SPAK godet grupin kriminal, trafikuan 7000 kg kokainë, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

15/04/2026
Gruaja nga Laçi tenton të hyjë nga kangjellat në SPAK: M’i kanë vjedhur pronat!

Gruaja nga Laçi tenton të hyjë nga kangjellat në SPAK: M’i kanë vjedhur pronat!

15/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

15/04/2026
Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
Kapen 144 kg kokainë sërish në Maltë, një pjesë kishte destinacion Durrësin

DETAJET DHE EMRAT/ SPAK godet grupin kriminal, trafikuan 7000 kg kokainë, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.