Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Rama dhe qeveria e tij janë nën hetim në SHBA, kushdo që thotë ndryshe, mashtron”. Berisha kërkon hetim edhe për Yuri Kim

30/01/2023
“Rama dhe qeveria e tij janë nën hetim në SHBA, kushdo që thotë ndryshe, mashtron”. Berisha kërkon hetim edhe për Yuri Kim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një konferencë shtypi se Rama dhe qeveria e tij janë nën hetim në SHBA, kushdo që thotë ndryshe, mashtron në mënyrë të paskrupullt.

Në vijim Berisha kërkoi që FBI të hetonte edhe ambasadoren Yuri Kim.

Berisha: Këto ditë, moria e lakejve kanë bërë gjithçka për t’u dezinformuar jo në mënyrën më të turpshme.
Ata ju kanë mashtruar ju se Edi Rama nuk është nën hetim. Ky është një trillim i paskrupullt.
Të tjerë mund ta kenë bërë me naivitet.
Sidoqoftë, ky është një akt i shëmtuar ndaj informimit të publikut shqiptar.

Edi Rama, me vendim të gjykatës së SHBA, është nën hetim total. Ky dokument i publikuar nga Business Insider në shtator të vitit 2022, është dokumenti që fakton se gjykata e SHBA, Juria e Madhe me 24 vetë, është juria më e madhe për çështjet më sensitive, ka autorizuar prokurorin, ka paraqitur këto kërkesa që i ka miratuar Juria e Madhe për të hetuar, për të nisur hetimin për Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare.

Prokurori ka marrë autorizimin e gjykatës.
Të gjithë ata që thonë se nuk është nën hetim, mashtrojnë më mënyrë të paskrupullt.
Një urdhër i tillë është hetim, hetim dhe vetëm. Dhe ky urdhër thotë se e kam lexuar në shtator dhe po e lexoj përsëri:
-Regjistrime, dokumente, materiale të lidhura me sa vijon,
Çdo dhe të gjithë regjistrimet, materialet nën posedim, që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo vetëm të mesazheve, teksteve celulare, mesazheve, emaileve elektronike, mesazheve të enkriptuara, mesazhet zanore, letrat, shënimet mes jush dhe Charles McGonigal lidhur me pikat në çështjet që vijojnë:
…qeveria e Republikës së Shqipërisë ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
A e kuptoni? Çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshirë, por jo kufizuar, kryeministrin Edi Rama.
Pra, është qeveria e Republikës së Shqipërisë, çdo person i lidhur me të, dhe kryeministri Edi Rama.

Çfarë do të thotë kjo? Nuk është vetëm Edi Rama, janë të gjithë ministrat, janë të gjithë agjencitë e lidhura. Ky është hetimi më global që i është bërë qeverisë së Shqipërisë në historinë e saj.
Të hetohet çdo udhëtim që ka bërë Charles McGonigal në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi. Çdo udhëtim.

Berisha: I bëj thirrje FBI-së që të hetojë edhe guvernatoren Kim dhe lidhjet e saj me McGonigal

Kodi i heshtjes po zbatohet edhe nga guvernatorja, e cila nuk ka lënë gjë pa komentuar.
Tani për një ngjarje që ka tronditur thellë botën, nuk shqipëron një fjalë të vetme.
Si është e mundur kjo? Çfarë interesash përfaqëson guvernatorja?
A mund të shpjegojë kush? A ka shqiptar që nuk pret një reagim të saj për këtë ngjarje?

Në llojin e saj, guvernatorja është një McGonigal, ndaj të cilës janë shumë akuza për të gjitha format e korrupsionit.
Nëse McGonigal nisi me manipulimet me dosjen ruse, guvernatorja vazhdoi veprën e saj me shpifje, me sulme, duke dëshmuar se nuk ka asnjë parim, asnjë vlerë.
Duke rendur nga studio në studio, nga zyra në zyrë, me qëllimin e vetëm të shkatërronte opozitën.

Nuk është kjo që e bën të aplikojë kodin e heshtjes. Ndaj u bëj thirrje FBI, agjencive të tjera të SHBA, të hetojnë se cilat kanë qenë qëndrimet e saj ndaj McGonigal. Ka informuar ajo vendin e vet për takimet që ai ka pasur, për veprimtarinë e tij, për vizitat e shpeshta në Shqipëri?
Ka informuar ajo për Deripaskën në Shqipëri, për kompanitë e tij që fryheshin si shushunja në Shqipëri, paçka se prej katër vitesh ishin nën sanksione të rrepta të SHBA?

Ka pasur ajo dreka e darka me ekipin Rama-McGonigal.
Këto dhe gjëra të tjera janë të rëndësishme për autoritetet e vendit mik për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

Biznesmeni Sota merret në pyetje nga BKH në SPAK, pa praninë e avokatit

15/04/2026
Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

15/04/2026
Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
Kapen 144 kg kokainë sërish në Maltë, një pjesë kishte destinacion Durrësin

DETAJET DHE EMRAT/ SPAK godet grupin kriminal, trafikuan 7000 kg kokainë, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

15/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

Biznesmeni Sota merret në pyetje nga BKH në SPAK, pa praninë e avokatit

15/04/2026
Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

15/04/2026
Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.