Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani është paraqitur sot në SPAK i thirrur nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se ish-ministri do të pyetet për një çështje që lidhet me privatizimin e një ndërtese.
Sipas informacioneve, Cani do pyetet nga prokurori Gokaj në cilesine e deklaruesit lidhur me privatizimin e një ish fabrike buke.
Kallëzimi është bërë ne muajin Shtator 2022 nga nje grup ish pronarësh të tokes ku ndodhet nje ish-furre e bukes ne Tiranë.
Ata pretendojne se e kane fituar të drejtën e tokes jo vetem me vendim te AKKP por edhe me vendim gjykate te Gjykates se Larte dhe Kushtetuese.
Nga ana tjeter disa ministri, përfshirë dhe Ministrine e Financave, janë perfshire ne nje procedure ankandi te privatizimit te objektit dhe tokes.
Kete procedure e ka fituar nje subjekt tjeter dhe jo pronaret e tokes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/