Kapet një sasi eurosh e padeklaruar në Rinas

Kapet një sasi eurosh e padeklaruar në Rinas

62
0
Shares

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në dalje kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të bagazheve të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve shtetasi J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY