PD nxjerr faktet e publikuara në median ndërkombëtare për lidhjet e Ramës...

PD nxjerr faktet e publikuara në median ndërkombëtare për lidhjet e Ramës me Mc Conigal

61
0
Shares

PD nxjerr faktet e publikuara në median ndërkombëtare në lidhje me skandalet që çuan në arrestimin e Mc Conigal.

Deklarata e Klevis Balliut:

Sot në mbarë botën diskutohet, analizohet dhe hetohet për një skandal global agjenturor, ku përfshihen fijet e KGB me agjentë të dyfishte, në të cilin është i përfshirë, i përmendur dhe me një rol themelor në Edi Rama.

Ndryshe nga bota, në Shqipëri kërkohet mbulimi dhe jo hetimi, kërkohet heshtja dhe jo diskutimi, kërkohet dezinformimi dhe jo informimi.

Në këtë video ju tregojmë vetëm disa nga qindra kronikat që po transmetohen sot në mediat globale.

Siç e shikoni nuk është Opozita që akuzon Edi Ramën për përfshirjen në një aferë agjenturore por dosja hetimore e SHBA.

Në bazë të kësaj dosje Edi Rama ka paguar një agjent të dyfishtë për të ekzekutuar opozitarizmin dhe bashkë me të dhe demokracinë në Shqipëri.

Për të njëjtat shërbime agjenti McGonigal është paguar dhe nga oligarku i Putinit që është investitor strategjik i Rames.

Rama dhe Oleg Deripaska kanë të njëjtat forma të mbajtjes së pushtetit, qe burojne nga mbytja e kundershtarit.

Në një vend normal sot Drejtësia do të kishte reaguar dhe hetuar, por këtu ka një heshtje të turpshme.

Partia Demokratike dënon këto akte tradhëtie të Ramës ndaj Shqipërisë, pluralizmit por dhe aleatëve të përhershëm të Shqipërisë, SHBA, të cilat Edi Rama nuk i informoi për kërkesat e agjentit rusofil për oligarkun e Putinit të sanksionuar për krime nga pastrimi i parave deri tek vrasja e një biznesmeni.

Partia Demokratike siguron aleatët që vendi ynë dhe populli jonë mbeten të palëkundur në çuarjen para të axhendës euroatlantike, e cila çliron botën nga diktatura dhe fijet agjenturore të KGB.

Sot të gjithë duhet të bashkohemi për të rrëzuar Edin e Putinit, i cili kërkon asgjesimin e pluralizmit për të rikthyer regjimin sovjetik të Enver Hoxhës.

Të bashkuar do ti dalim Zot Shqipërisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY