Berisha: Të ngrihemi të largojmë Ramën, korrupsioni nuk na mposht

Berisha: Të ngrihemi të largojmë Ramën, korrupsioni nuk na mposht

35
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha kërkoi angazhim të të gjithë qytetarëve për të hequr qafe kryeministrin.

”Të bëhemi për betejën tonë finale,me çdo çmim, me çdo kusht, qytetarët duhet të votojnë të lirë”, tha Berisha gjatë nkë takimi në Mat.

Sali Berisha: Misioni ynë është largimi një minutë e më parë i Edi Ramës nga pushteti.
Ne, së shpejti kalojmë në betejën finale, kundër këtij armiku, i cili turpëron çdo vend, çdo njeriu, çdo qytetar.
Kundër këtij armiku, që zbaton parimet më të zeza ndaj kundërshtarit dhe opozitës.
Kundër këtij armiku të pabesë, të paskrupullt, që nuk ngurron t’i fusë thika edhe partnerit më kryesor strategjik të Shqipërisë.

Edi Rama ka tejkaluar çdo lloj pragu, çdo lloj vije të kuqe. Çdo ditë që qëndron është dënim, është haraç, është turp për çdo shqiptar.
Ndaj dhe të ngrihemi, t’i tregojmë botës se ne kurrë, korrupsioni nuk na mposht. Se ne kurrë fatkeqësia nuk na mposht. Se ne kurrë nuk pranojmë dhe nuk do pranojmë monizmin, përkundrazi do bëjmë gjithçka, çdo sakrificë që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë.
Ndaj të bëhemi për betejën tonë finale,me çdo çmim, me çdo kusht, qytetarët duhet të votojnë të lirë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY