“Agron Malaj ka marrë nga Erion Veliaj 35 milionë euro tendera”

“Agron Malaj ka marrë nga Erion Veliaj 35 milionë euro tendera”

41
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në Mat se kryetari i bashkisë së Burrelit, Agron Malaj vjedh me Erion Veliajn, ka marrë 35 mln euro tendera në Tiranë.

Berisha foli në një ceremoni për 32 vjetorin e themelimit të PD në Mat.

Sali Berisha: Me datën 14 maj, Agroni duhet të dorëzojë çelësat dhe të bëhet gati për të gjitha prokurimet, për të gjitha vjedhjet që i ka bërë.

A e dini se ku i bën vjedhjet Agroni? Do çuditeni ju. I bën me Erion Veliajn në Tiranë.
30 milionë euro ka fituar tendera në Tiranë, kompania e familjes së tij, duke i ndarë me Erion Veliajn.
Agron, largohu vetë më mirë.

Bedri Hoxha, ju garantoj se njeriu që e don Klosin, Matin, qytetarët, njeriu që ka përkushtimin, ndershmërinë më të madhe për ta shndërruar atë bashki në shtëpinë e parë të çdo qytetari, për të përdorur me transparencë të plotë çdo qindarkë.
Por të dy së bashku do përgjysmojnë taksat. Ne jemi parti e taksave të ulëta.

Ne besojmë se paratë në xhepat tuaja janë më të vlefshme për ju dhe shoqërinë se paratë e taksave të shtetit. Taksa e ulët është ligji unë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY