EMRAT/ Hiqen kamerat e grupeve kriminale në Korçë e Pogradec, i kishin...

EMRAT/ Hiqen kamerat e grupeve kriminale në Korçë e Pogradec, i kishin në emrat e baballarëve

106
0
Shares

Në kuadër të fazës së 5 të operacionit policor “Fijet” në Korçë, u proceduan penalisht Zamir Muslli, Albina Qiraxhi, Gentian Çipi, Romeo Staravecka, Arben Berberi, Nevrus Llapushi, Gjergji Romaçka, Petrit Bregu, Marius Dvorani.

Disa  prej tyre janë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
-Romeo Staravecka për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
-Nevrus Llapushi, babai i Erion Llapushi, person me rrezikshmëri të lartë i shpallur në kërkim për vrasjen e një personi në Elbasan.
-Gjergji Romaçka, babai i Ligor Romaçkës, i dënuar për “Trafikim të narkotikëve”.
-Marius Dvorani, babai i tij me precedent penal të mëparshëm.

Policia çmontoi në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, 39 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 9 shtetas, nga këta, 7 shtetas në Korçë dhe 2 shtetas në Pogradec, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY