Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi nuk e mohoi që të jetë informuar nga Dorian Duçka në lidhje me çështjen Rama McGonigal, apo raste të tjera si këto.
Pyetjes së moderatores Aida Tonçica në MCN live: “Po Duçka ju ka dhënë sinjale? A ju ka informuar edhe për gjëra të tjera?” , Kryemadhi iu përgjigj: “Tani mund të themi që asgjë s’është e pamundur. Kali i Trojës ekziston gjithandej si instrument që në kohën e Helenës së Greqisë, do vazhdojë edhe në kohët moderne“.
Kryemadhi nuk specifikoi nëse me termin “Kalë Troje” i referohet Duçkës, por nënkuptoi se mund të ketë marrë informacione nga ky i fundit.
Deputetja e Partisë së Lirisë shtoi se: “Informacionet e Monikës janë përdorur gjithmonë brenda rregullit dhe ligjeve të shteteve europiane, amerikane dhe shtetit shqiptar“.
Dorian Duçka i përmendur gjerësisht si personi B në dosjen e FBI për ish agjentin e saj McGonigal është familjar i afërt i kreut të LSI Ilir Meta, djalë halle, ndërsa është djale tezje i ish ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Në vijim të bisedës Kryemadhi tha se kontakti i Ramës me drejtorin e kundërzbulimit nisi për të survjeuar dhe ngritur akuza për ish-Presidentin Meta, ndërsa u shpreh se do të dalin prova të reja në lidhje me këtë çështje.
Ajo vë në dukje se mediat britanike si Daily Mail i kanë kërkuar kryeministrit Sunak të ndërpresë marrëdhëniet me Ramën. Sipas Kryemadhit Edi Rama do të thirret nga autoritetet e SHBA kur të mos jetë më kryeministër i Shqipërisë.
“Daily Mail i kërkon kryeministrit britanik të shkëpusë marrëdhëniet me kryeministrin e Shqipërisë. Në momentin që ai humbet postin e kryeministrit, Rama thërritet nga SHBA. Kjo gjë jo vetëm cenon imazhin e Shqipërisë, e çon përtokë, por dhe institucionin shtetëror. Për mua është edhe budalla, sepse të tentosh të korruptosh FBI-në tregon nivelin Zh….!
Beteja e Edi Ramës s’është për çështje ideologjike, por për çështje parash. Të gjitha mediat ndërkombëtare merren me faktin se si kryeministri i Shqipërisë korruptoi drejtorin e kundërzbulimit të SHBA. Fillimisht Rama e kontaktoi këtë zotërinë për të sulmuar Ilir Metën, sepse ishte Gjykata Kushtetuese, ishte edhe Vetingu. Ky zotëria u përdor nga Rama edhe për të ushtruar presion te prokurorët, te gjyqtarët”, tha Kryemadhi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/