Gjykatësi, dy vendime të kundërta me të njëjtin arsyetim, bie padia për...

Gjykatësi, dy vendime të kundërta me të njëjtin arsyetim, bie padia për Aeroportin e Vlorës

57
0
Shares

Gjykata Administrative e Shqipërisë vendosi të mos pranojë padinë e depozituar në nëntor 2022 të organizatave mjedisore PPNEA dhe AOS me mbështetjen e EuroNatur, mbi planin e ndërtimit të aeroportit në lagunën e Nartës. Në mënyrë të paprecedentë, padia prej 1400 faqesh u shqyrtua nga një gjykatës i vetëm në një seancë prej 7 minutash me dyer të mbyllura. Sipas gjyqtarit, OJF-të si palë paditëse, nuk legjitimohen për të kundërshtuar ligjërisht lejen e ndërtimit në zonën e mbrojtur pasi nuk ndikohen nga ky zhvillim.  Në dhjetor të vitit 2022, PPNEA dhe AOS e apeluan këtë vendim të gjykatës.

Vendimi mbi aeroportin e Vlorës dhe arsyetimi i bërë për këtë refuzim është një devijim surprizues nga padi të suksesshme të depozitara më parë, për të ruajtur të njëjtin ekosistem. Çuditërisht, është i njëjti gjyqtar i cili mori një vendim në favor të EuroNatur dhe EcoAlbania në vitin 2017 ku organizatat ishin legjitime për të paditur HEC-in e Poçemit në lumin e Vjosës. Indikatorë të tillë tregojnë se po ushtrohet presion mbi gjyqësorin për sa i përket çështjes së Aeroportit të Vlorës.

Në dhjetor të vitit 2022, organizatat mjedisore shqiptare bashkë me mbështetjen e EuroNatur, depozituan një apelim tjetër. Këtë radhë, kundër rishikimit të kufijve të Zonës së Mbrojtur Vjosë-Nartë. Ky rishikim, nuk bazohet mbi procedura ligjore dhe është bërë në mungesë të konsultimeve publike dhe justifikimeve faktike për zvogëlimin e sipërfaqes së zonës së mbrojtur.

Ne kontrolluam në Sistemet e Informacionit Gjeografik (GIS), që sipas dokumentit tregojnë zonën me kufijtë e rishikuar. Sipas koordinatave të dhëna, aeroporti i planifikuar ndodhet përsëri BRENDA KUFIJVE të Zonës së Mbrojtur, duke vazhduar këtë zhvillim në thyerje të ligjit! Akoma më tej, disa nga koordinatat e listuara në dokumentin e Vendimit të Këshillit të Ministrave, ndodhen shumë larg Shqipërisë, në shtetet e Lindjes së Mesme!

“Vlerësimi i koordinatave të sistemit GIS tregon paaftësinë kumulative të autoriteteve përgjegjëse. Ne vlerësojme, se kjo paaftësi është e dukshme edhe në pjesë të tjera, si për shembull në Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis mbi të cilin bazohet ndërtimi i këtij aeroporti” u shpreh Annette Spangenberg, drejtuese e departamentit të konservimit tek EuroNatur. “Në fakt, duke marrë parasysh të gjitha këto, ne kemi mundësi të mira për të fituar në gjykatë, por ajo që vihet në diskutim është se sa e pavarur do të jetë sistemi gjyqësor në rastin e Aeroportit të Vlorës’ shtoi Spangenberg.

Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë është një ndër sistemet ekologjike më të rëndësishme në Shqipëri, ligatina e dytë më e rëndësishme në vend, shtëpi e llojeve të rëndësishëm të florës dhe faunës.

Kjo zonë është pjesë e disa rrjeteve ekologjike ndërkombëtare, pjesë e koridorit shtegtues të Adriatikut, me më shumë se 220 lloje shpendësh.

Qysh prej fillimit, organizatat joqeveritare kombëtare e ndërkombëtare kanë kundërshtuar planet për ndërtimin e aeroprtit brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë. r.e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY