“Drejtori i Pastrimit të Parave Alket Hyseni kërcënon gjyqtarët”

“Drejtori i Pastrimit të Parave Alket Hyseni kërcënon gjyqtarët”

84
0
Shares

Alket Hyseni, Kryetari i Komisionit të Garancive Statutore ne PS i cili pasi permbushi me sukses detyren e ngarkuar nga Edi Rama per te mos lejuar zgjedhje ne PS, u gradua prej tij si Drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave, ka kërcënuar këto ditë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor në mënyrë mafioze e kriminale, deklaroi sot në një deklaratë shtypi Sekretari i PD për Zgjedhjet, Ivi Kaso.

“Kërcënimi dhe shantazhet e urdhëruara drejtpërdrejt nga Edi Rama janë kryer nga Alket Hyseni, në adresë te gjyqtarëve te kolegjit Zgjedhor me qëllim shtyrjen e datës së zgjedhjeve në Dibër.

Ky ushtar i Edi Ramës u ka kujtuar njerëzve të ligjit, se nëse nuk vendosin për shtyrjen e zgjedhjeve do të përballen me hakmarrjen e Ramës në procesin e vetingut.

Nga paniku i gjykimit të qytetarëve me votë, Edi Rama po lëviz cdo gur për të shtyrë zgjedhjet nga Dibër.

Në fillim doli haptazi në mbrojtje të Shukriut, në mbrojtje të abuzimit pervers me pushtetin ku një vend pune trafikohej në këmbim të seksit, tani del kundër dekretit të Presidentit që shpall zgjedhjet e reja, dhe kërcënon gjyqtarët.

Edi Rama kërkon tu tregojë gjyqtarëve se janë në dorën e tij, dhe se do ta kenë nga pas në procesin e vetingut, me ushtarët e tipit Hyseni.

Këto kërcënime mafioze, janë akte terroriste që hedhin në erë cdo formë të demokracisë në vend, dhe shpallje lufte ndaj cdo standardi të shtetit ligjor.

Ky shantazh kriminal, është një ultimatum që Edi Rama i bën popullit; ose të pranojë klikën e tij mafioze që kërkon të uzurpojë cdo pushtet në vend, ose të ngrihet e ta rrëzojë këtë sundim krimi dhe korrupsioni.

Një ultimatum që i kërkon popullit; ose të pranojë një kryeministër që ka hequr dorë nga detyra, dhe ka prioritet drogën e pasurimin e tij, ose të ngrihet e ta hedhë në vendin e merituar.

Populli do të dijë të përgjigjet shumë shpejt, me votë e me fuqinë e sovranit në rrugë e në sheshe, për ta shkulur këtë të keqe që i ka zënë frymën vendit.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”, thuhet në deklaratëne Kasos.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY