Deputetja e PL, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me arrestimin e zyrtarit të lartë të FBI-së në SHBA ndërsa kërkoi reagimin e faktorit ndërkombëtar në Shqipëri ndaj Edi Ramës, i cili sipas saj ka korruptuar gjithçka me paratë e vjedhura nga shqiptarët.
“Tribunën e Kuvendit e ka bllokuar Lindita Nikolla, me urdhër të Edi Ramës. Si deputete e thjeshtë është e disata herë që na hiqet e drejta e fjalës. Një kryetare Kuvendi që nuk menaxhon dot sallën, le ta zëvendësojnë dhe të vënë Taulant Ballën. Rama të thotë pse ka frikë kur është kaq i pastër në këtë histori korrupsioni. Dua të shoh të gjithë ata ndërkombëtarë që na kanë treguar peshqit e mëdhenj dhe peshqit e vegjël që na kanë treguar se çfarë ndodh me korrupsionin në Shqipëri, a mund të na tregojnë se çfarë ndodh me të korruptuarin Edi Rama, i cili vjedh para dhe paguan për të korruptuar institucionet ndërkombëtare për të kapur parlamentarizmin dhe gjithçka”, tha Kryemadhi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/