Nikolla ‘mbyll’ Parlamentin, PD kërkesë Kuvendin për diskutim në lidhje me çështjen...

Nikolla ‘mbyll’ Parlamentin, PD kërkesë Kuvendin për diskutim në lidhje me çështjen Rama-Mc Gonigal

45
0
Shares

Deputetë të Partisë Demokratike depozituan sot kërkesën për ndryshimin e Rendit të Ditës në Seancën e sotme Plenare.

PD kërkon ngritjen e një komisioni parlamentar për çështjen Rama Mc Gonigal ndërsa një ditë më parë Rama la të kuptohej se do të pengonte ngritjen e këtij komisioni duke thënë se këtu nuk ka çështje.

Kërkesa: Ditët e fundit opinioni publik shqiptar dhe ndërkombëtar është tronditur prej një skandali të përmasave ndërkombëtare që ka përfshirë edhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja Federale e Hetimit (FBI),
Departamenti i Drejtësisë Amerikane, dhe media ndërkombëtare, më 21.1.2023 është arrestuar zyrtari i lartë i FBI, Charles
McGonigal, i akuzuar për shkelje të sanksioneve ndaj oligarkut rus Oleg
Deripaska, me lidhje të ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin, si dhe për
fshehje, manipulim dhe falsifikim të të dhëënave për kontakte të
papërshtatshme me shtetas të huaj, ku përfshihet Kryeministri shqiptar Edi
Rama dhe dy bashkëpunëtorë të tij që nuk mbajnë poste zyrtare në
Republikën e Shqipërisë.

Në padinë e ngritur ndaj z. McGonigal pranë Gjykatës së Distriktit të
Kolumbias (Uashington), renditen një sërë faktesh që lidhen me të paktën 5
takime të fshehta të zhvilluara mes Kryeministrit Rama dhe z. McGonical, në
praninë e dy personave të tjerë që kanë bashkëpunuar dhe vepruar në emër të
z. Rama, përfshirë përmes mitmarrjes së shumës së 225 mijë dollarëve për të
ndikuar në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri.

Kjo ngjarje e rëndë është bërë publike pas një hetimi të thelluar dy-vjecar nga
zyra e FBI në Los Angeles ndaj dy zyrave të FBI në Nju Jork dhe Uashington, duke iu nënshtruar tashmë një procesi gjyqësor në gjykatat e këtyre dy shteteve.

Njëkohësisht, duke patur parasysh se oligarku Oleg Deripaska është i
sanksionuar edhe nga Shqipëria, si vend kandidat që zbaton sanksionet e
Bashkimit Europian, rezulton se ai vazhdon të zotërojë biznese të licensuara
drejtpërdrejt nga Qeveria shqiptare, në shkelje të drejtpërdrejtë të këtij
detyrimi politik dhe ligjor.
Duke patur parasysh përmasën e jashtëzakonshme të këtij skandali të paprecedentë, ku Kryeministri shqiptar përfshihet si subjekt hetimi dhe akuzash për përfshirje në korrupsion ndërkombëtar, minimin e besimit të publikut ndaj institucioneve të shtetit shqiptar dhe cënimin e marrëdhënieve
politike dhe diplomatike ndërshtetërore ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të
Bashkuara të Amerikës;
Si dhe, bazuar në Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit,
një grup prej 16 deputetësh kërkon:

1. Ndryshimin e Rendit të Ditës;
2. Në përputhje me pikën 1, përfshirjen si pikë e parë e Rendit të Ditës të
një Mocioni me Debat për cështjen e mësipërme.

Kryetarja e Kuvendit të mbledhë menjëherë pas dorëzimit të kësaj kërkese,
Konferencën e Kryetarëve, para fillimit të Seancës Plenare datë 26 janar
2023, ora 11.00, për të bërë ndryshimin e Rendit të Ditës të kësaj seance sipas kërkesës së mësipërme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY