Agron Neza, qytetari shqiptaro-amerikan që përmendet në dosjen hetimore të ish-agjentit të FBI, Charles Mcgonigal, ka reaguar për Euronews Albania me gatetaren Raziela Myslimaj për akuzat në adresë të tij.
Neza thotë se paratë për të cilat akuzohet se i ka dhënë Mcgonigal nuk kanë lidhje me qeverinë shqiptare dhe as me kryeministrin Edi Rama.
Neza thotë se paratë janë dhënë për çështje personale dhe nuk lidhen me asnjë biznes apo afera. Ai i cilëson akuzat e ish-kryeministrit Berisha se paratë ishin për lobim të qeverisë kundër tij, si shpifje.
Reagimi i Agron Nezës për Euronews Albania
Nder të tjera në reagimin e tij për gazetaren e Euronews Albania, Raziela Myslimaj, Agron Neza shkruan:
Po sqaroj si Sali Berishën që për interesat e tij politike dhe personale është gati të shpifë mbi gjithçka dhe të shkoj edhe më tej shpifjes nëse mundet, ai ka rekorde të errëta në lëmin e shpifjes.
Po ashtu, po sqaroj dhe gazetarët, opinionistët, analistët dhe shqiptaret tanë të dashur kudo që janë dhe ky do të jetë reagimi im i fundit se;
Me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama jam prezantuar diku në vjeshtën e vitit 2017 nëpërmjet mikut tim Charles Mcgonigal, ish-drejtor i Zyrës së Kundërspiunazhit të FBI-së për Nju Yorkun, në ndërtesën e Zyrës së kryeministrit, takim që zgjati ndoshta më pak se dy minuta.
Pas këtij takimi jam takuar dhe disa herë të tjera dhe në këto takime ka pasur edhe njerëz të tjerë. Nuk mund të them që kryeministri i Shqipërisë është miku im, e as unë miku i tij përveçse një i njohur. Asnjëherë me KM Rama nuk kam biseduar çështje biznesi dhe as parash, e gjithashtu mund të them të njëjtën gjë dhe për stafin e tij me të cilët mund të njihem, siç njoh dhe kam miq dhe të PD, PR, PSD, PL e të tjera parti në Shqipëri.
Për sa i përket problemit që Sali Ram Berisha po flet, duke shpifur se paratë që i kam dhënë mikut tim Charles McGonigal janë para të kryeministrit Edi Rama apo njerëzve të tij, kjo kategorisht nuk është e vërtetë.
Jam i bindur që kryeministri Rama, çështjen e dhënies së parave e ka mësuar nga shtypi në të njëjtën kohë që e ka mësuar dhe Sali Berisha dhe çdokush tjetër. Këtu përfundon çështja në lidhje me paratë që unë i kam dhënë Charles McGonigal. Euronews albania
Reagimi i plotë:
Nuk kisha ndermend te merresha me Sali Ram Berishen dhe as me deklaratat e tij por po shof qe po e ben çorbe gjith median dhe publikun Shqiptar kudo qe eshte e ne te njejten kohe po mundohet te hedh balte.
Edhe ne Shtator te vitit te kaluar 2021 ne TV Syri ne nje emision te drejtuar nga njefare Peka qe nuk i kujtoj emrin, emrit tim ju kushtua me shum se 40 perqind e emisjonit duke sjell nje gazetar nga Kosova i quajtur Milaim Zeka duke shpifur ne menyren me te ulet pa asnje etike njerezore e aq me teper gazetarie.
Desha te reagoj qe ateher ndaj Sali Berishes pasi shum miq te mi por edhe te Sali Berishes me than e ka nxit Saliu por edhe ndonje tjeter.
Desha vetem t’i tregoj opinionit por dhe Milaimit e Sali Berishes qe Ali Iber Neza nje nga Themeluesit e Lidhjes Shqiptare te Prizerenit dhe Zevendes Komandant Heroit Sylejman Vokshi eshte Xhaxhai i gjyshit tim. Ali Ibra ka dy buste qe i jan ber ne nderim te figures se tij; njerin ne Gjakove dhe ne inagurim ka qen dhe Sali Berisha dhe tjetrin ne Tropoje ku eshte dhe vendlindja e Sali Berishes por ketu nuk mori pjese Saliu per arsye qe ai i di vet.
Babai im Bajram Neza qe Saliu e kishte nje nga miqte me te afert ka qene nje nga drejtuesit e Tropojes nga fillimi i viteve 70’ deri ne 1987 dhe diku ne 1983-1984 UDB-ja beri perpjekje per ta vrar pikerisht per patriotizmin e tij dhe dashurin qe kishte per Kosoven ku nuk rrinte pa e permend ne çdo aktivitet.
Ndersa Une, Agron Bajram Neza, I akuzuari nga Milaimi dhe Berisha kam punuar ne vitet 1991-1992 ne Drejtorin e Zbulimit Shqiptar, ne sektorin e Kosoves duke dhene kontributin tim per çeshtjen e Kosove. Njerezit qe kan punuar me mua si ne Shqiperi dhe ne Kosove ne ato vite e dine.
Tani Po kthehem te ngjarjet e ketyre diteve ku Sali Ram Berisha me çfar flet po me nxjerr qe jam James Bondi Shqiptar qe nuk paskam lene gje pa bere.
Por po sqaroj si Sali Berishen nje shpifes ordiner qe per interesat e tij politike dhe personale eshte gati te shpife mbi gjithshka dhe te shkoj edhe me tej shpifjes nese mundet, ai ka rekorde te erreta ne lemin e shpifjes.
Po ashtu po sqaroj dhe gazetaret, opinionistet, analistet dhe Shqiptaret tan te dashur kudo qe jane dhe ky do te jet reagimi im i fundit se:
Me Kryeministrin e Shqiperise Edi Rama jam prezantuar diku ne vjeshten e vitit 2017 nepermjet mikut tim Charles Mcgonigal ish Drejtor i Zyres se Kunderspiunazhit te FBI-se per NY,ne ndertesen e Zyres se Kryeministrit, takim qe zgjati ndoshta me pak se dy minuta. Pas ketij takimi jam takuar dhe disa here te tjera dhe ne keto takime ka parur edhe njerez te tjere. Nuk mund te them qe KM i Shqiperise eshte miku im e as une miku i tij perveçse nje i njohur. Asnjehere me KM Rama nuk kam biseduar çeshtje biznesi dhe as parash e gjithashtu mund te them te njejten gje dhe per stafin e tij me te cilet mund te njifem sic njof dhe kam miq dhe te PD, PR, PSD, PL e te tjera parti ne Shqiperi.
Persa i perket problemit qe Sali Ram Berisha po flet duke shpifur se parate qe i kam dhen mikut tim Charles McGonigal jan para te KM Edi Rama apo njerezve te tij kjo kategorisht NUK ESHTE E VERTETE.
Jam i bindur qe KM Rama çeshtjen e dhenjes se parave e ka mesuar nga shtypi ne te njejten kohe qe e ka mesuar dhe Sali Berisha dhe çdokush tjeter. Ketu perfundon çeshtja ne lidhje me parate qe une i kam dhene Charles McGonigal.
Shpresoj qe Z.Rama te marr avokat nese nuk e ka marre akoma dhe t’i drejtohet Gjykates per shpifje.
E kam konsideruar te bej dhe vet nje gje te till ndaj Sali Berishes por fakti qe ai eshte Tropojan e une Tropojan po me pengon megjithse Saliu nuk ka uje ne sy ne ket aspekte se historite e Tropojes jane shume te hidhura fatkeqsisht.
Dhenien e atyre parave nga une te Charles McGonigal e kam nje çeshtje personale, para qe jane dhene nga une per te m’u kthyer nga Charles McGonigal dhe qe nuk ka te bej me asnje biznes apo afera siç i interpreton Sali Ram Berisha me qellim super dashakeqes e djallzor per interesat e tij qe ai i di mire.
Besoj kjo eshte e mjaftueshme dhe do ishte mire qe analiste, opinionista apo gazetaret ne Shqiperi pa marre parasysh nese i perkasin apo jo ndonje partie te mos nxitohen me konkluzione e te shprehen para kohe dhe te shpifin apo intrigojne per hir te dikujt dhe as per te rritur numrin e klikimeve , shikuesve apo lexuesve sepse detyra juaj eshte te pasqyroni realitetin i mire apo i hidhur qofte dhe nese nuk beni kete nuk do keni ndonje vlere.
Kam ndjekur lajmet e ketyre diteve dhe shum prej njerezve te medias jane me kembe ne toke dhe mend ne koke dhe pa emocione e tendenca dhe i falenderoj.
Ne fund, deshiroj te permend se ashtu siç thote dhe i nderuari ish– Presidenti Z.Ilir Meta “Me Qetesi dhe Dashuri”.
Çdo gje tjeter qe mund te flitet apo shkruhet ne lidhje me dhenjen e parave nga Une Agron Neza tek Mr.Charles McGonigal eshte thjesht trillim.
Agron Neza. New Jersey, 25 Janar 2023
(Marrë nga Voxnews.al)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/