Një person i gjet pa jetë në Fush Arrës 4 ditë pasi kishte humbur gjurmë.
“Policia është njoftuar nga familjarët e shtetasit V. K., 49 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Fushë Arrëz, se prej 4 ditësh ata kishin humbur kontaktet me këtë shtetas. Pas kërkimeve të bëra, në përroin e fshatit Fierzë, Fushë Arrëz, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. K.”, njoftoi policia e Pukës.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/