Një gazetar u godit sot bashkë me bashkëshorten e tij nga dy persona.
Elvis Hila u qëllua në qytetin e Lezhës ndërsa policia shpalli në kërkim autorët.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.
Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit Elvis Hila, 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. Hila, e cila në ato momente ka ndërhyrë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës”, njofton policia e Lezhës.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/