Kryeministri Edi Rama deklaroi për herë të parë në lidhje me padinë e Departamentit të Drejtësisë ndaj Mc Conigal ku emri i kryeministrit Rama përmendet në katër raste.
Rama nuk mohon takimet por mohon që takimet janë zhvilluar në kontekszin e përmendur në padi
Edi Rama: Këto janë derivate të keqleximit. Përmendja e emrit si pjesë e një takimi apo një takimi tjetër s’ka lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA. Janë nxjerrë përfundime dhe s’ka asnjë lidhje me këto që thoni ju. Po e takova dhe kjo nuk përbën arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së zhurmës, për zhurmë. Në kushtet që jemi para faktit të ri për 21 janarit dhe kërkesës së PS për të hapur hetimin në SPAK. Kushdo të kuptojë e kupton.
Hetimet kanë përfunduar ka një të akuzuar për mosdeklarim dhe konflikt interesi në raport me mikun e tij shqiptaro amerikan nga Tropoja që unë e kam njohur me të dhe nuk kam asnjë marrëdhënie. Agron Neza vjen nga lëvizja demokratike, mik i Azem Hajdarit, e kam takuar vetëm në praninë e zyrtarit të lartë të FBI.
Duçka ka qenë zv ministër i energjetikes në koalicion 2013, dhe ka qenë këshilltar te unë pa pagesë. Pse e përdor opozita, unë jam mësuar më këtë, jam i mingopur me të tilla historia që synojnë çorrollepjsen e njerëzve dhe krijimin e një klime ndasie dhe më mirë të shpenzojë kohë nga koha që kam dhënë nxjerrjen e këtyre gjërave që hidhen në lumë për të bërë punë më shumë për njerëzit, jam i fokusuar të punët e përditshme të qytetarëve. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/