EMRAT/ Shtëpia e barit në Shijak, pronë e 2 vëllezërve. Detajet e...

EMRAT/ Shtëpia e barit në Shijak, pronë e 2 vëllezërve. Detajet e policisë

44
0
Shares

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Drejtues i Parë Skënder Hitaj, konferencë për shtyp lajmëroi finalizimin e megaoperacionit policor të koduar “Krahët e krimit”.

Në një ambient (banesë), në fshatin Sallmone, Shijak, dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike me anë të llambave dhe se mbahej i fshehur një arsenal armësh, i poseduar nga grupe kriminale. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Shijak, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar megaoperacionin policor të koduar “Krahët e krimit”.

Si rezultat i këtij megaoperacioni, në fshatin Sallmone, u zbulua ambient (banesë 4-katëshe) i dyshuar në pronësi të vëllezërve Fredi Krasniqi dhe Sylejman Krasniqi.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se kati i tretë dhe i katërt i kësaj banese, ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjatë kontrollit në këto dy kate, u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Krahët e krimit”, bazuar në inteligjencën informative, se në këtë banesë mbahej i fshehur edhe një arsenal armësh, është ushtruar kontroll i imtësishëm në të gjitha ambientet e kësaj banese.

Si rezultat, në një ambient me mur të dyfishtë, në këtë banesë, është gjetur i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi Fredi Krasniqi, 46 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi Sylejman Krasniqi, 43 vjeç, shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtes pa leje. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Nga hetimet e kryera deri tani, si dhe bazuar në inteligjencën informative, dyshohet se armët e gjetura në këtë ambient (banesë), mund të jenë fshehur nga pjesëtarë të grupeve kriminale.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për të përcaktuar nëse janë përdorur për ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Po nga hetimet, dyshohet se edhe kultivimi i bimëve narkotike mund të jetë financuar nga pjesëtarë të grupeve kriminale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY