FAKSIMILE/ Manja publikon padinë në SPAK për 21 janarin

FAKSIMILE/ Manja publikon padinë në SPAK për 21 janarin

33
0
Shares

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dorëzuar në SPAK një kallëzim penal në lidhje me ngjarjes e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë katër protestues.

Manja ka kallëzuar Sali Berishën si ish kryeministër të Shqipërisë, Lulëzim Bashën si ish-ministër i Brendshëm gjithashtu dhe Ndea Prendin, ish-komandanti Gardës së Republikës së Shqipërisë.

Manja akuzon për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, të parashikuar nga neni 79, gërma dh) në lidhje me nenet 25 e 50 gërma dh) të Kodit Penal dhe shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Manja kërkoi që SPAK të marrë nën administrim audion që thuhet se pasqyron komunikimin në Gardën e Republikës pak para se të bëheshin vrasjet e 21 janarit 2011. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY