Si humbi jetën 22 vjeçari shqiptar në Umbria, Itali

Si humbi jetën 22 vjeçari shqiptar në Umbria, Itali

66
0
Shares

22 vjeçari shqiptar Petrit Jashari ka humbur jetën tragjikisht kur po kthehej në Umbria dje në mëngjes, pak para orës 7:30.

Jashari ishte në një kamion frigorifer me të cilin së fundmi kishte dorëzuar mallin në një supermarket në zonë, kur automjeti rrëshqiti duke u varur në anë të humnerës.

Pas përplasjes i riu u përpoq të dilte dhe u hodh nga dritarja e pasagjerit po fatkeqësisht ra rreth 20 metra poshtë në humnerë, duke përfunduar në lumë.

Rënia i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme atij, shkruan media italiane.

Petrit Jashari ka punuar në kompaninë e babait të tij, një kompani transporti me seli në Magione, që dërgon mallra në supermarkete. Përveç prindërve, ai kishte dhe një motër dhe vëlla binjak. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY