Balla këmbëngul: Do ta kalojmë amnistinë fiskale

Balla këmbëngul: Do ta kalojmë amnistinë fiskale

94
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla këmbënguli sërish sot se qeveria do ta kalojë në Parlament amnistisë fiskale.

Ai foli për gazetarët në ambientet e Parlamentit.

A ka një afat sa i përket amnistisë fiskale kur do të nisë shqyrtimi në parlament? Kur pritet të miratohet?

-Ju e dini fare mirë që drafti i amnistisë fiskale nuk ka ardhur ende në Kuvend dhe sapo të vijë natyrshëm do të informoheni. Po ashte e  dini që ajo nuk kalon me procedurë të përshpejtuar.

Zoti Balla, çfarë ka kërkuar Bashkimi Europian nga mazhoranca socialiste sa i përket amnistisë fiskale, pasi keni qenë në dialog me BE pikërisht për draftin që u bë publik fillimisht. Çfarë ka kërkuar BE dhe a do të reflektojë qeveria për këtë?

-Unë jam kryetar i grupit parlamentar dhe nga informacionet që kemi marrë nga ministrja ka pasur një dialog konstruktiv me ekspertët e delegacionit në emër të BE dhe mendoj që jemi në një fazë drejt fundit, që rekomandimet që vijnë nga ekspertët e BE të merren në konsideratë nga pala jonë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY