EMRI/ E tha disa herë, në fund e bëri, trupi i gruas...

EMRI/ E tha disa herë, në fund e bëri, trupi i gruas u gjet në lumë

47
0
Shares

Në fshatin Gjerbës, Skrapar, në ujërat e lumit në fshatin Rehovë, dyshohet se është vetëmbytur në ujë, shtetasja Sh.Ll., 55 vjeçe, banuese në fshatin Rehovë, Skrapar.

Trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji, dhe nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për shtetasen Sh.Ll., më datë 21.01.2023, ka njoftuar bashkëshorti i saj se është larguar nga banesa. Nga deklarimet e familjarëve shtetasja Sh.Ll., prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY