Në pranga 1 person në Tiranë, farmaci ilegale në shtëpi

Në pranga 1 person në Tiranë, farmaci ilegale në shtëpi

48
0
Shares

Shiste online medikamente mjekësore të kontrabanduara që i mbante në banesë, vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, finalizuan operacionin policor të koduar “Medicines 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Amarildo Muço, 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e shtetasit A. M., në rrugën “Irfan Tomini”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat 35-vjeçari i reklamonte dhe i tregtonte nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY