Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rakip Suli, 65 emërime në kundërshtim me ligjin në bashkinë e Kamzës

17/01/2023
Rakip Suli, 65 emërime në kundërshtim me ligjin në bashkinë e Kamzës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeverisja e Kamzës dhe Paskuqanit nuk mund t’i besohet më Rakip Sulit dhe PS. Ka shkatërruar sistemin e meritokracisë. 14 maji, dita kur administrata do t’i kthehet sërish profesionistëve, deklaroi sot në një konferencë shtypi kandidati për kryetar bashkie në Kamzë, Arjan Hoxha.

Argumentat:

Ajo që Partia Demokratike ka përsëritur dhe qytetarët e Kamzës kanë konstatuar, politizimin dhe paligjshmërinë që ka uzurpuar Bashkinë e Kamzës lidhur me punësimet në administratë, tashmë është konfirmuar nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Sipas vendimit nr. 266/15 të 27 dhjetorit të Komisionerit, Bashkia Kamzë ka emëruar në shërbimin civil, në kundërshtim me ligjin, të paktën 65 nëpunës.

Për të gjithë këta nëpunës, Komisioneri ka ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të akteve të emërimit në shërbimin civil, pasi 59 nëpunës janë emëruar në kundërshtim të hapur dhe flagrant me procedurën e parashikuar në ligj, ndërsa gjashtë nëpunës të tjerë, janë promovuar në pozicione më të larta në shërbimin civil, po në kundërshtim me ligjin.

Prej paaftësisë së Rakip Sulit për të qeverisur Kamzën, qyteti është duke u boshatisur dhe veçanërisht, të rinjtë, janë duke u larguar.

Kur përgjegjës të çështjeve që lidhen me arsimin, rininë dhe sportet apo drejtor i këtij sektori është një person i emëruar, që për meritë të vetme ka teserën e Partisë Socialiste, dhe që emërohet në atë pozicion në kundërshtim me çdo procedurë që parashikon legjislacioni në fuqi për shërbimin civil, nuk ka asnjë mundësi që një i ri të planifikojë dhe të ndërtojë të ardhmen në Kamzë.

Për aq kohë sa në krye të drejtorive më të rëndësishme si ajo e prokurimeve, projekteve dhe investimeve vendosen militantë, dhe jo individë të arsimuar dhe të kualifikuar, pasuria publike nuk mund të mirë administrohet apo të përdoret me eficencë dhe as qyteti nuk mund të zhvillohet nëpërmjet investimeve.

Qeverisja e Kamzës dhe Paskuqanit nuk mund t’i besohet më Rakip Sulit dhe Partisë Socialiste, të cilët duke larguar profesionistët nga administrata publike dhe duke shkatërruar sistemin e meritokracisë dhe ligjshmërisë në pranimin në shërbimin civil, e kthyen administratën publike në një strukturë partiake, duke e kthyer mbështetjen sociale përmes skemave të strehimit dhe ndihmës ekonomike në mjet ndëshkues ndaj të gjithë atyre qytetarëve që mendojnë ndryshe.

Përfytyroni që një ditë të jeni specialist i sektorit të licensave në një institucion dhe ditën tjetër, të zgjoheni si veterineri i këtij institucioni.

Gjithkush, madje edhe ne do të dëshironim që kjo të ishte një shaka, por në fakt, ky është realiteti absurd i Bashkisë së Kamzës nën drejtimin e Rakip Sulit, realitet i cili tashmë është provuar nga ana e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

Biznesmeni Sota merret në pyetje nga BKH në SPAK, pa praninë e avokatit

15/04/2026
Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

15/04/2026
Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
Kapen 144 kg kokainë sërish në Maltë, një pjesë kishte destinacion Durrësin

DETAJET DHE EMRAT/ SPAK godet grupin kriminal, trafikuan 7000 kg kokainë, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

15/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

Biznesmeni Sota merret në pyetje nga BKH në SPAK, pa praninë e avokatit

15/04/2026
Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

15/04/2026
Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.