Jemi gati për ti dhënë fund me dialog republikës së vjetër, deklaroi sot kreu i PD0së, Lulzim Basha gjatë fjalës që mbajti tek cadra e protestës.
“Por le ta kenë fare të qartë se ne jemi të bashkuar dhe të vendosur për ta cuar këtë betejë deri në fund. Fundi nuk do të jetë votim pa opozitën. Fundi nuk do të jetë shpërndarja e popullit. Fundi do të jetë kauza e drejtë. Urojmë që logjika e shëndoshë të kapë edhe mendjet e sëmura të pakicës në pushtet. Shpresojmë që rruga e arsyes dhe dialogut të na cojë drejt nje bashkimi kombëtar drejt synimeve evropiane. Një gjë është e sigurtë përmes dialogut apo përballjes, populli do të fitojë gjithmonë”, tha kreu i opozitës vetëm pak orë para se të nisin takimet me eurodeputetët në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën. DRONI.AL
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/