“Amnistia fiskale do miratohet brenda këtij sesioni”, tha sot kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla edhe pse PS nuk ka 84 vota për ta miratuar atë.
Balla se mazhoranca do dialogojë për t’i siguruar votat.
“Kemi diskutuar edhe për çështje të tjera që lidhen me mbështetjen në Kuvendin e Shqipërisë të një nisme të fuqishme që është Amnistia Fiskale apo edhe ligje të tjera të rëndësishme. Kuvendi i ka votat për të miratuar çdo ligj, unë nuk mendoj që është korrekte që të shprehem sot se deputetet e opozitës nuk e kanë lexuar ligjin për amnistinë fiskale. Ligji i bën mirë ekonomisë së vendit. Mos u nxitoni se nuk janë votat. Ligji për amnistinë nuk bëhet me procedurë të përshpejtuar. E rëndësishme që do të miratohet në këtë sesion.
Avokati i Popullit kërkon 84 vota. As ne nuk i kemi votat për ta zgjedhur e sikurse do dialogojmë për të siguruar mbështetjen për ligjin për Amistinë Fiskale e njëjta duhet të ndodhë dhe nga krahu tjetër për të siguruar votat për Avokatin e Popullit”, u shpreh ndër të tjera Taulant Balla.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/