Shtyhet sërish seanca gjyqësore bdaj deputetit Ervin Salinaji në Apeli.
Sot në 13:30 ishte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj deputetit Ervin Salianji, etj.
“Për arsye objektive nje nga anetaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishem.
Ne kushtet e mesiperme, seanca gjyqesore nuk do te mund te zhvillohet.
Dita dhe ora e seances se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet”, njofton Apeli.
Salianji është marrë si i pandehur për shkak të kallëzimeve të tij, të pretenduara si të rreme, për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike të Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafajt.
Agron Xhafaj, pas denoncimeve të Salianjit, rezultoi të ishte i dënuar në Itali, ku edhe shkoi për të kryer dënimin prej disa vitesh. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/