Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e saj në Kushtetuese. Vota të njëjta...

Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e saj në Kushtetuese. Vota të njëjta për kandidatët

40
0
Shares

Gjykata e Lartë zgjodhi sot anëtarin e saj në Gjykatën Kushtetuese. Holta Zaçaj është anëtarja e re e Kushtetueses pasi mori 6 vota në Gjykatën e Lartë por ishte e renditur e para nga KED ndër tri kandidatura.

6 vota mori edhe gjyqtarja tjetër Elsa Miha por ishte renditur nga KED më poshtë se Zaçaj. Anëtarja e re e Kushtetueses zëvëndëson gjykatësen Vitore Tusha.

Detajet nga Gjykata e Lartë:

Bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës, nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe Rregullores së miratuar nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, “Për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”, sot në datë 16 janar 2023, ora 09.30, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi procedurën e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në listën e dërguar për këtë qëllim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në përfundim të procesit të votimit, rezultoi se kandidatja Holta Zaçaj mori 6 (gjashtë) vota dhe kandidatja Elsa Miha mori 6 (gjashtë) vota, ndërkohë që  3 (tre) vota u shpallën të pavlefshme.

Në zbatim të nenit 7/ç, pika 4, ku thuhet: “Për çdo vend vakant votohet për secilin nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Kandidati që merr tri të pestat e votave të gjyqtarëve të pranishëm shpallet i zgjedhur. Nëse nuk arrihet shumica e nevojshme, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konsiderohet i zgjedhur”, komisioni deklaroi fituese kandidaten Holta Zaçaj.

Në këto kushte, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve vendosi që znj. Holta Zaçaj zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Ky vendim i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY