Televizionin informativ Abc News i blerë pak muaj më parë nga Spitali Amerikan prej Devollit Company ka ndryshuar plotësisht programacion ndërkohë sot ka paralajmëruar edhe mbylljen e tij deri në një rikonstruksion.
Disa emisione kritike me qeverinë si vetting i Luljeta Prognit, Log i Endri Xjafos dhe Piranjat u mbyllën njëri pas tjetrit, pa paralajmërim.
Gazetarët dhe moderatorët dolën në televizione të tjera dhe u shprehën se nuk e dinin se përse u ishin mbyllur emisionet, e po ashtu nuk njihnin as drejtuesit e rinj.
Së fundmi, Abc News ka nxjerr një spot me sloganin “undër construction”.
Në mënyrë ‘informale’ AMA refuzoi pak vite më parë të miratonte një shitje tek Devolli te Digitalb, u fol atëherë.
Arsseja qëndronte tek rreziku i pranisë së investitorëve ne media nga vende jomiqësore. Natyrisht që këtu nuk bëhej fjalë për Kosovën. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/