Gledis Nano, çfarë po bën ish drejtori këto ditë. I doli nga...

Gledis Nano, çfarë po bën ish drejtori këto ditë. I doli nga shënjestra vëllai i shefit të madh

102
0
Shares

Ish-drejtori i policisë së shtetit Gledis Nano po vijon të merret me obligime jopolicore.

Ai u largua pas vetëm 10 muajsh në detyrë përmes një shkarkimi nga kryeministri pasi u vu në kërkim të një personi që kishte mashtruar mbi 2 miliardë dollarë, bashkëfinancues në biznese me vëllain e kryeministrit.

Gledis Nano ka dhënë një intervistë për “5pyetjet.al” ku shpjegon atë që nuk shohim rreth tij këto ditë.

Me çfarë po merreni tani pas largimit nga policia e shtetit?

– Kam vijuar itinerarin tim, me angazhime akademike, intelektuale por padyshim edhe me obligimet familjare, sidomos me fëmijët e mi, të cilëve për shumë vite, nuk iu kam dhënë gjithë kohën dhe vëmendjen që ata kërkonin nga unë, për shkak të funksioneve dhe detyrave që kam kryer. Ka gjithmonë një kohë për të vepruar, siç ka edhe një kohë për reflektim. Terreni preket gjithmonë nga erozioni, ashtu si edhe moti nga rituali i stinëve dhe çdokush, ashtu si edhe unë, duhet të jetë i vetëdijshëm dhe mëse i bindur, për vendin dhe rolin që e pret në këtë cikël evolutiv.

A keni një peng nga largimi si drejtues i policisë?

Nëse do të rrija një çast apo një ditë më tepër në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e di fare mirë, që ai njeri apo ai grup individësh që shkelin ligjin apo abuzojnë me të drejtën dhe lirinë e dikujt tjetër, do të përjetonin një çast apo një ditë më tepër, peshën e pasigurisë. Dhe kështu do të vijonte dhe vetëm kështu mund të ishte…a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY