Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjyqi për detin në Gjykatën e Hagës, befasuese rastet kur Greqia nuk njeh vendimin e saj. E ka shqyrtuar qeveria Rama këtë dokument

13/01/2023
“Turqia i dha para Gjykatës Kushtetuese në Tiranë”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një deklaratë e Greqisë në vitin 2015 në lidhje me kushtëzimin ndaj disa vendimeve të gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë vë në dyshim rezultatin e gjyqit mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar dhe faktin nëse Greqia do të pranojë atë vendim.

Në një shkrim nga gazetari Arsen Rusta në weblajm.com thuhet se Greqia ka deklaruar në 2015 se janë disa raste kur Greqia nuk do të njohë vendimet e kësaj gjykate.

Një ndër rastet ku refuzohen vendimet e gjykatës është ai i kufijve detarë.

Greqia nuk pranon “çdo mosmarrëveshje në lidhje me kufijtë shtetërorë ose sovranitetin mbi territorin e Republikës së Greqisë, duke përfshirë çdo mosmarrëveshje mbi gjerësinë dhe kufijtë e detit të saj territorial dhe hapësirës ajrore të saj”, thuhet ndër të tjera në përjashtimet e respektimit të gjykatës nga Greqia.

 

Deklarata nga Greqia që njeh juridiksionin e Gjykatës si të detyrueshëm si dhe rastet përjashtuese:

14 janar 2015

Qeveria e Republikës së Greqisë bëri një deklaratë sipas paragrafit 2 të nenit 36 të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Qeveria e Republikës së Greqisë, duke marrë parasysh deklaratën në fjalë, njofton menjëherë tërheqjen e kësaj Deklarate dhe e zëvendëson me deklaratën e mëposhtme:

Kam nderin të deklaroj, në emër të Qeverisë së Republikës së Greqisë, se njoh si të detyrueshëm ipso facto dhe pa marrëveshje të veçantë, në lidhje me çdo shtet tjetër që pranon të njëjtin detyrim, që është me kusht reciprociteti, juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me të gjitha mosmarrëveshjet ligjore të përmendura në nenin 36, paragrafi 2, të Statutit të Gjykatës, me përjashtim të:

a) çdo mosmarrëveshje në lidhje me veprimtaritë ushtarake dhe masat e marra nga Republika e Greqisë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, për qëllime të mbrojtjes kombëtare, si dhe për mbrojtjen e sigurisë së saj kombëtare;

b) çdo mosmarrëveshje në lidhje me kufijtë shtetërorë ose sovranitetin mbi territorin e Republikës së Greqisë, duke përfshirë çdo mosmarrëveshje mbi gjerësinë dhe kufijtë e detit të saj territorial dhe hapësirës ajrore të saj;

 (Pika e cila lidhet ekskluzivisht me raportet e gjyqin Shqipëri-Greqi)

c) çdo mosmarrëveshje në lidhje me të cilën ndonjë palë tjetër në mosmarrëveshje ka pranuar juridiksionin e detyrueshëm të Gjykatës vetëm në lidhje me ose për qëllimin e asaj mosmarrëveshjeje; ose kur pranimi i juridiksionit të detyrueshëm të Gjykatës në emër të ndonjë pale tjetër në mosmarrëveshje është depozituar ose ratifikuar më pak se dymbëdhjetë muaj përpara depozitimit të kërkesës që e çon mosmarrëveshjen përpara Gjykatës.

Megjithatë, Qeveria e Republikës së Greqisë mund të paraqesë përpara Gjykatës çdo mosmarrëveshje, e cila përjashtohet me këtë, nëpërmjet negocimit të një marrëveshjeje të veçantë (kompromis).

Qeveria e Republikës së Greqisë rezervon më tej të drejtën në çdo kohë, me anë të një njoftimi drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, dhe që nga momenti i këtij njoftimi, të shtojë, ndryshojë ose tërheqë këtë Deklaratë.

Athinë, 13 janar 2015. (nënshkruar) Evangelos Venizelos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

TIRANË/ Zjarr intensiv tek kompleksi i Arlis përballë QSUT. Disa të lënduar

Shoqata e Siguruesve: Zjarri te “Farmacia 10”, sigurimi i pronës mbetet mbrojtje kyçe

16/04/2026
Boçi kundër rregullores së re: “Po i mbyllni gojën opozitës”, kritika edhe për subvencionet në bujqësi

Boçi kundër rregullores së re: “Po i mbyllni gojën opozitës”, kritika edhe për subvencionet në bujqësi

16/04/2026
Berisha për thirrjen e Ramës në GJKKO: E ftoj të bëhet burrë dhe të kërkojë seancë të hapur për mediat

Berisha për thirrjen e Ramës në GJKKO: E ftoj të bëhet burrë dhe të kërkojë seancë të hapur për mediat

16/04/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

Biznesmeni Sota merret në pyetje nga BKH në SPAK, pa praninë e avokatit

15/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

TIRANË/ Zjarr intensiv tek kompleksi i Arlis përballë QSUT. Disa të lënduar

Shoqata e Siguruesve: Zjarri te “Farmacia 10”, sigurimi i pronës mbetet mbrojtje kyçe

16/04/2026
Boçi kundër rregullores së re: “Po i mbyllni gojën opozitës”, kritika edhe për subvencionet në bujqësi

Boçi kundër rregullores së re: “Po i mbyllni gojën opozitës”, kritika edhe për subvencionet në bujqësi

16/04/2026
Berisha për thirrjen e Ramës në GJKKO: E ftoj të bëhet burrë dhe të kërkojë seancë të hapur për mediat

Berisha për thirrjen e Ramës në GJKKO: E ftoj të bëhet burrë dhe të kërkojë seancë të hapur për mediat

16/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.