Berisha: Veliaj kalon në një akt tjetër, po përjashton edhe vëllanë nga...

Berisha: Veliaj kalon në një akt tjetër, po përjashton edhe vëllanë nga vjedhjet

48
0
Shares

“Tani Erion Veliaj kalon në një akt tjetër, po përjashton edhe vëllanë nga vjedhjet”, deklaroi sot Berisha në një konferencë shtypi më Tiranë.

“Nuk është më pak demonstrativ, akti i pashembullt i Erion Veliajt. I cili pasi u martua në kalanë e Gjirokastrës, paratë e paguara nga vëllai me tenderat që i kishte dhënë po Veliaj.
Tani ai kalon në një akt tjetër.
Përjashton edhe vëllanë nga vjedhjet. Ka vendosur të vjedhë direkt nga arka e bashkisë në arkën e tij.
Filloi ndërtimin dhe e trumbetoi me të madhe të rrugës ‘Xhon Belushi’.
Ndërkohë shpall tenderin që do mbyllej 20 ditë më vonë, më datën 9 janar, për asfaltimin e asaj rruge.
Çdo njeri do mendonte se ky është një tender i paracaktuar. Kjo ishte një vjedhje e tmerrshme.
Por jo, është më keq.
Nuk po ndërtonte një kompani private rrugën, por po ndërtonte bashkia. Më datë 9, Veliaj do shpallte veten fitues me një emër të ri. Dhe do fuste gjysmë milionë euro në xhep”, tha Berisha.

Berisha komentoi edhe arrestimin e një zyrtareje të AKSHI. “Erisa bëhet drejtoreshë në AKSHI vetëm pse ndan me Mirlindën, paratë e drogës”, tha ai.

“Skandal tjetër madhor, Erisa Fero, një kapobandë e vërtetë, drejtoreshë e kujt? E Mirlindës së mistershme. Mirlinda e mistershme është drejtoresha e AKSHI, një nga kampionët më kryesore si hajdute në historinë e këtij shteti.
Ajo është autore e 250 e ca prokurimeve sekrete publike. Mirlinda e Ramës, se varet direkt prej tij, është autore e shpenzimeve për mbrojtjen e mbi 200 milionë eurove për mbrojtjen e rrjeteve dixhitale, me zero efekt, sepse 80 përqind janë vjedhje.
Erisa bëhet drejtoreshë vetëm pse ndan me të, paratë e drogës. Nuk kishte asnjë meritë, asnjë kulturë, asnjë formim, asnjë arsim për të qenë drejtoreshë në AKSHI.
Ky është një shtet i kalbur. Seriali i skandaleve nuk ka fund”, deklaroi Berisha.

Në lidhje me skandalin e Ministrisë se Financave, Berisha tha se janë dy variante, ne po bëjmë verifikimet.

“Në treg është edhe një skandal tjetër, për të cilin ka dy variante dhe ne po e ndjekim.
Sipas njërit variant, Ministria e Financave dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj ka paguar dy herë të njëjtin objekt.
Sipas një varianti tjetër, kjo nuk është e vërtetë. Ai ka zbatuar një vendim gjykate dhe kjo është hakmarrje mes zyrtarësh në nivele të dyta.
Nëse është varianti i parë, është një krim i shëmtuar. Nëse është varianti i dytë, përbën përsëri një krim shumë të rëndë.
Sepse organizohen kurthe që nuk i shërbejnë luftës kundër korrupsionit, por të kundërtës.
Sapo të bëjmë verifikimet, do kemi qëndrimin përfundimtar”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY