Opozita bllokoi akset rrugore, partitë aleate të PD në krye të protestuesve

Opozita bllokoi akset rrugore, partitë aleate të PD në krye të protestuesve

61
0
Shares

Partitë aleatë të opozitës ia bashkëngjiten protestës së PD për bllokimin e akseve qendrore rrugore në të gjithë vendin përgjatë një ore.

Disa qindra anëtarë dhe drejtues të partisë Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare morën pjesë në protestë, thanë burime nga kjo parti duke theksuar se edhe kësaj here kryetari i partisë Ali Nezaj nuk mund të drejtonte anëtarët e partisë. I përndjekur nga policia ai prej disa kohësh po qëndron jashtë vendit në përpjekje për të siguruar mbështetje dhe siguri për të dhe familjen.

Opozita bllokoi dy akset kryesore të hyrjes në Tiranë, aksin kryesor në Durrës dhe Lushnjë dhe Elbasan. Për një orë disa mijëra anëtarë të opozitës qëndruan në rrugë duke sjellë bllokimin total të qarkullimit.

Policia ka nisur cështje penale për dhjetra anëtarë dhe drejtues të opozitës që ishin në krye të protestës. Në një komunikatë të policisë që u publikua fill pas protestës i renditën një numër emrash nga protestuesit që do të ndiqen penalisht në ditët në vijim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY