Arrestohet sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Financave, Gjokutaj

Arrestohet sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Financave, Gjokutaj

56
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj dhe 2 drejtorë janë arrestuar për shpërdorim detyre.

Dy personat e prangosur janë përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik në ministri Fatmir Hoxha.

Afera e kompensimit te afro 500 milionë lekë nga ministria e Financave te shtetasit Ilir Thana ka çuar në prangosjen e disa personave.

Bëhet fjalë për një kompesim prone ndërkohë që prona ishte kompensuar më parë.

Deri tani janë arrestuar tre zyrtare mes tyre dhe nje funksionar i larte ne ministrinë e Financave.

Skandali:

Hetimi lidhet me një kontratë blerje të firmosur mes Ilir Thanës, i arrestuar ne dhjetori 2022, dhe Drejtorisë së  Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 1992. Pas vendimit të gjykatës së Apelit të Tiranës, kontrata u shpall e pavlefshme dhe palët u kthyen në pozicionin e mëparshëm. Ndaj Ilir Thanos u kthye shuma prej 103.046 lekësh me të cilën ky shtetas kishte blerë objektin e magazinës. Ministria e Financave transferoi në llogarinë e Ilir Thanës shumën prej 284.139, sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT.

Më tej, Ilir Thana i është drejtuar Zyrës Përmbarimore e cila në kundërshtim flagrant me ligjin  ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 , duke u hequr dhe trajtuar si ish pronar Ilir Thanën në një kohë që nuk ka qenë asnjëherë me këtë status.

Ministria e Financave ka kaluar në favor të Ilir Thanës shumën prej 48.118.366 lekësh. Nga kjo shumë është e provuar se 25.000.000 lekë kanë kaluar në favor të një gruaje me inicialet Sh.P. Prokuroria e Tiranës ka ngritur dyshime se zyrtarët e Zyrës Përmbaruese dhe zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga Buxheti i Shtetit deri në këtë fazë shumën prej 48.118.366 lekësh dhe duke tentuar të vjedhin edhe pjesën e mbetur.

Kush ishte Arlind Gjokutaj?
Arlind Gjokutaj u emërua si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në tetor të 2021. Më herët, ai ka mbajtur postin e drejtorit të doganave, ka qenë pjesë e Njësisë Speciale të Antikorrupsionit dhe Antievazionit si edhe te Drejtoria e Parandalimit të pastrimit të parave. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY