“Veliaj u kap me presh ne dorë, prandaj anuloi tenderin, por anulimi...

“Veliaj u kap me presh ne dorë, prandaj anuloi tenderin, por anulimi nul e zhbën krimin”

161
0
Shares

Erion Veliaj anuloi tenderin sepse u kap me presh në dorë. PD e denoncoi një ditë më parë vjedhjen e mbi 400 milionë lekëve me punimet abuzive në rrugën “John Belushi”, përmes një tenderi të pakryer dhe ku mjetet dhe njerëzit e bashkisë punonin në funksion të kompanisë private e parazgjedhur fituese.

Deklarata e Eno Bozdos:

Erion Veliaj sapo doli e lajmëroi se, kësaj here, po tërhiqej nga vjedhja e 400 milion lekëve, pasi e kapi në flagrancë Belind Këlliçi.

Ai tha se kishte anuluar tenderin korruptiv për shtrimin e rrugës John Belushi, pasi u kap, ashtu si Rozeta e shtëpive të pushtetarëve, duke vjedhur 400 milion lekë. Ndryshe nga Rozeta që pastronte shtëpitë e hajdutëve, Erioni pastron çdo ditë xhepat e qytetarëve dhe arkën e shtetit për kontot e tij dhe shpërblimet e patronazhistëve.

Erion Veliaj e anuloi tenderin, jo se reflektoi si zyrtar i shtetit, por se u kap me presh në dorë. Ne duam ta trajtojmë këtë tërheqje të kryebashkiakut, jo si fitoren e parë të Partisë Demokratike dhe kandidatit të saj Belind Këlliçi në garën për Tiranën, por si triumf të qytetarëve të cilëve u janë shpëtuar 400 milion lekë.

Partia Demokratike zotohet se rruga John Belshi do të jetë e para që do të sistemohet pas fitores më 14 maj, jo duke e shtruar sa për sy e faqe me asfalt elektoral, por duke e ribërë sipas të gjitha standardeve bashkohore.

Anulimi që Veliaj i bëri tenderit, pasi u nxori në pritë patronazhistët përfaqësuesve të PD, është tregues i frikës së pushtetit nga opozita dhe vota popullore e 14 majit.
Tani, rruga John Belushi, sipas fjalëve të Veliajt, është thjesht ‘periferike’, ndërsa kur doli në mesnatë si lugat për të shpallur fillimin e punimeve, dhe kur vlente 400 milion për xhepin e tij, ishte një mrekulli. Kështu ndodh me një njeri që nuk flet atë që mendon, dhe nuk bën të që është mirë për njerëzit, por pasi mendon xhepin e tij flet atë që i intereson duke i harruar njerëzit.

Ai gënjen si derr kur thotë se përfaqësuesit e PD e ndihmojnë kur bëjnë denoncime sepse, medemek, nuk paska mundësi t’i shohë të gjitha punët e bashkisë. Harron se po atë punë për të cilën po flet, e ka shpallur vetë para një jave në televizion.
Kur rrena të bëhet natyrë e dytë dhe turpi nuk ta skuq më faqen, je gati të bësh e thuash çdo gjë.

Beteja jonë me “Zdromsin e pare” të Tiranës nuk merr fund këtu. 400 milion lekët e rrugës John Belushi, që ne ia zumë në fyt, janë vetëm një pikë uji në detin e korrupsionit mbi të cilin noton prej 8 vitesh ky personazh.

  • Mburrjet e tij me punët e bëra edhe pse ato i pengoka opozita, nuk janë ndryshe nga rezistenca që bëri në fillim për rrugën John Belushi. Partia Demokratike nuk është kundër punëve të bëra, por kundër punëve të vjedhura.

    Ai le të flasë për shkollat që ka bërë, por ne duam që publiku të imagjinojë shkollat dhe rrugët që do ishin bërë nëse një shkollë në Tiranë nuk do të ndërtohej me 3-4 milion euro, krahasuar me 650 mijë në BE. Nëse një kilometër asfalt nuk do kushtonte sa pesëfishi në një vend të Europës.
    Ky është shqetësimi ynë, forcës politike qeveria e së cilës ka ndërtuar 11 mijë kilometra rrugë kombëtare dhe rurale, me aq fonde sa këta të partisë së Veliajt kanë shpenzuar për 120 kilometra.

    Ata që i dalin zot Veliajt dhe Ramës kur këta vjedhin, e bëjnë për faqen e tyre të zezë. Ne i dalim zot Shqipërisë, sepse kryebashkiakët dhe partitë janë me qindra, por Shqipëri kemi vetëm një. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY