Fier, çfarë ndodhi te Rotonda e Sheqit, 25 përfundon në spital

Fier, çfarë ndodhi te Rotonda e Sheqit, 25 përfundon në spital

41
0
Shares

Goditi me mjet prerës një shtetas, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Rotondo e Sheqit”, Fier, ishte plagosur me mjet prerës shtetasi A. T., 25 vjeç, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar, shtetasin Z. M., 60 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Z. M. ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. T., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 60 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY