Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi këtë të enjte emrat e anëtarëve të Komisionit zonal të administrimit zgjedhor dhe sekretarit për zgjedhjet e 11 shtatorit në Bashkinë e Dibrës.
Mbledhja e KQZ-së u zhvillua me 5 anëtarë, në mungesë të dy anëtarëve të djathtë të komisionit.
KZAZ-ja numër 19 në Dibër do të përbëhet nga 8 anëtarë, 3 të propozuar nga Partia Socialiste, 3 nga Partia Demokratike, 1 nga Partia Republikane dhe 1 nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës do të zhvillohen pas shkarkimit të ish-kryetarit Shukri Xhelili, që u bë pjesë e një videoskandali ku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/