Hidhen dyshime për vdekjen në burg të 59 vjeçarit Enver Sheshi. Ai ndërroi jetë një ditë më parë pas një ataku kardiak sipas njoftimit zyrtar.
Postimi i Berishës:
Dje mediat njoftuan vdekjen e 59 vjeçarit Enver Sheshi i arrestuar për skemë mashtrimi me TVSH në aferën e djegesave nderkohë që boset e skemës Rama, Agaçi, Ahmetaj vazhdojnë vjedhjet me kompaninë e tyre të djegësave. Dyshime të forta kanë lindur për mbajtjen e tij në paraburgim.
Sipas disa mesazheve vdekja e tij është organizuar nga mafja e djegësave mbasi e dinte shumë për djegesat.
Të tjerë pretendojnë se kishte vendos të dëshmojë me hollësi për skemën e vjedhjes së parave në djegësin e Fierit dhe si u ndanë ato.
Personalisht shtoj:
Së pari shpreh ngushellime famijles për hunbjen e njeriut të tyre të dashur.
Së dyti i bëj thirrje avokatit të popullit të ndermarrë me urgjencë hetimin lidhur me rrethanat dhe shkaqet e vdekjes të të ndjerit Enver Shehu dhe të shqyrtoj në çdo aspekt vdekjen e të ndjerit Sheshi në paraburgim. Duke dënuar dhe një herë kushtet çnjerzore në burgjet e Shqiperisë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/