Vodhën nën kërcënimin e armës së zjarrit, xhiron ditore të një biznesi në lagjen nr. 15, Durrës, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
Sekuestrohen automjeti dhe veshjet që përdorën këta shtetas, gjatë kryerjes së vjedhjes.
Të dy shtetasit e arrestuar, të dënuar më parë për vjedhje dhe për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të kryera nga këta 2 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit të marrë mbrëmjen e datës 06.01.2023, për një rast vjedhjeje të ndodhur në një biznes (dyqan me produkte ushqimore), në lagjen nr. 15, Durrës, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vjedhjeje.
U bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasve:
-O. M., 34 vjeç, banues në lagjen nr. 16, Durrës, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve;
-E. Sh., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.
Nga hetimi i ndjekur me metoda speciale, si dhe nga këqyrja e imtësishme e pamjeve nga kamerat e sigurisë, ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e armës së zjarrit kallashnikov që mbahej nga shtetasi E. Sh., kanë marrë rreth 15.000 lekë të rinj (xhiro ditore), mbrëmjen e datës 06.01.2023, në dyqanin e shtetases M. D., në lagjen nr. 15, Durrës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe veshjet që përdorën këta shtetas, gjatë kryerjes së vjedhjes, si dhe 3 aparate celularë.
Nga veprimet hetimore është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i autorësisë edhe për dy vjedhje të ndodhura më parë, të kryera nga këta dy shtetas, konkretisht:
– Më datë 19.11.2022, në Arapaj, Durrës, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetases E. S. një shumë parash;
– Më datë 27.12.2022, në lagjen nr. 6, në Durrës, dyshohet se kanë vjedhur sende me vlerë në banesën e shtetasit B. H. r.l
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/