Kapet rumuni në Morinë me 70 kile kanabis

Kapet rumuni në Morinë me 70 kile kanabis

42
0
Shares

Sekuestrohen rreth 70 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në Morinë të Kukësit.

Vihet në pranga 48-vjeçari nga Rumania, që transportonte lëndën narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni, në PKK Morinë, në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin rumun F. B., për të cilin disponohej informacion i marrë përmes inteligjencës informative, nga strukturat hetimore të DVP Kukës.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pjesën e poshtme të automjetit që drejtonte ky shtetas, në shasi, në një hapësirë të përshtatur për të fshehur lëndë narkotike, u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 70 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe me 2 aparate celulare.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 48 vjeç, banues në Rumani, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimi i thelluar, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY