SONILA MEÇO/ Gazetarja e njohur: Kjo është e fshehta e shqiponjës në...

SONILA MEÇO/ Gazetarja e njohur: Kjo është e fshehta e shqiponjës në çantën e Louis Vuitton

123
0
Shares

Gazetarja e njohur Sonila Meço ka zbuluar anën e errët të një postimi entusiazt të kryeministrit Edi Rama për çanta të shtëpisë së njohur të modës Louis Vuitton që mbajnë të stampuar simbolin tonë kombëtar, shqiponjën me dy kokë.

”Një biznes me qëllim kryesor fitimin do të përdorë çdo formë krijuese për të shtrydhur edhe centin e fundit nga klientët.
Kupa e Botës në 2018 qe rasti i një gjetjeje të tillë.

“Patriotët” pasanikë, qejfli të dukjes shpenzonin 11,000 $ e shumë më tepër për një çantë firmato me flamurin e vendit përkatës.
Milionerët nga Arabia Saudite, Shqipëria e deri në Japoni i shtojnë koleksioneve nga një çantë dizajneri me flamur qysh prej 2018-ës.
Që tabloidët ta quajnë “patriotizëm” është mëse normale, madje ata që e blejnë mund të mëtojnë se e bëjnë nga dashuria për atdheun…

Por Kryeministrit të vendit më të varfër në Europë, me 70% të punonjësve që nuk mbyllin dot muajin, me indekset e tregut më të dobëta në rajon e në listën gri të MoneyVal çfarë i thotë mendja kur e poston me patetizëm e delir “patrioti” luksoz?
Çfarë talljeje me bukën e gojës së shqiptarëve dhe çfarë inkurajimi për oligarkët me para publike për t’i berë ca qarkullim Louis Vuitton-it!”, shkruan Meço.

Kryeministri Edi Rama postoi sot në rrjete sociale foto të çantave të markës së famshme me shqiponjën.

”Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton. FLAMURI MË I BUKUR NË BOTË”, shkruan Rama. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY