Xhaçka për marrëveshjen e detit: Jemi në fazën teknike

Xhaçka për marrëveshjen e detit: Jemi në fazën teknike

30
0
Shares

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka tha sot se Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord për të adresuar të gjitha problemet e mbartura nga e kaluara, përfshirë dhe delimitimin e zonave detare.

Ajo theksoi se aktualisht për çështjen e detit puna ndodhet në fazën teknike, ndërsa shtoi se nuk kanë kërkuar ende një autorizim nga Presidenti i Pepublikës, një hallkë kjo, e cila është detyrë kushtetuese.

“Kemi diskutuar me Greqinë se si do të punojmë për të adresuar problemet qe kemi nga e kaluara. Çështjet që janë në interes të të dyja vendeve, kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe zgjidhur të gjithë çështjet. Nuk bëhet fjalë për demilimitimin e zonave detare, por dhe me heqjen e ligjit të luftës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, këtej dhe andej kufirit. Të dyja palët kanë rëndë dakord, që të gjejnë një kompromis për ta referuar çështjen në Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, në një moment të caktuar do të kërkojmë plotfuqishmërinë e Presidentit. Në këtë moment që flasim jemi në fazën e punës teknike për t’u përgatitur për këtë negociatë, për këtë diskutim që do bëjnë të mundur arritje e këtij kompromisi”, tha ajo.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY