Brisi i Tatimeve dhe Pranvera e Doganave ikin në shtator, ironizon djali...

Brisi i Tatimeve dhe Pranvera e Doganave ikin në shtator, ironizon djali i ish-Presidentit

68
0
Shares

Djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, Denion Meidani, ka ironizuar sot lajmet se në shtator ikën drejtorja e Tatimeve, Briseida Shehaj dhe ajo e Doganave.
Sipas ironisë së Denionit, largimi i tyre vjen pas “rezultateve të mira” të propaganduara edhe së fundmi nga qeveria.

Postimi i plotë i Denion Meidanit në “Facebook”

Lexoj lajmet si përditë dhe ç’të shoh: “lajmin bombastik” qe do iki ne shtator Brisi e tatimeve. E tmerrshme! Pse?! Mos e ka fajin lufta e deshtuar kunder informalitetit? Po prit se do behej nje tentative e re ne gusht; pse nuk priten keta?
Me kishin thene para pak ditesh edhe per Pranveren e doganave qe e paskerkan lajmeruar qe do ikte ne shtator. Se normalisht keto pune keshtu e kane, me paralajmerim perpara se nuk qepen kollaj letrat e gojet e liga.
E gjithe kjo zallamahi pak dite te shkreta mbasi ministri i linjes deklaroi qe ekonomia eshte ne shina te shendosha dhe planet po realizohen natyrisht njesoj si ne kohen e socializmit me mbi 100%.
Shume nga ju habiten dhe pyesin veten pse keto te dyja e ca drejtore te tjere. Valle rifreskim? Impuls i ri?
Une do te thoja qe mbase dhe marreveshjet e korrikut te nxehte per te krijuar 71 plus vota pa LSI mund te kene pikerisht kete fature te shtatorit qe ne lexojme sot.
Dikujt doganen e Durresit, sic pame ne lajme kohe me pare, dikujt te pergjithshmen, dikujt nje tender e dikujt nje leje 30 kateshi mu ne zemer te Tiranes.
Te qeverisesh pa numrat e LSI ne situaten ku eshte qeveria e parlamenti nuk eshte fare e lehte dhe sigurisht kete ka pranuar kokeulur me ne fund besoj dhe “kryeshefi” dhe prandaj mbase ngriti me nxitim flamurin e bardhe me ngjalen qe valevitet si kafke pirate ne mes te tij, e rreku te lere kercenimet per burgime te bujshme e te beje paqe duke filluar negociata, leshime e mbase edhe rifreskime.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY