Këlliçi denoncon tenderin korruptiv të Veliajt: Tenderi nuk është bërë, rruga ka...

Këlliçi denoncon tenderin korruptiv të Veliajt: Tenderi nuk është bërë, rruga ka filluar, letrat në SPAK

47
0
Shares

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi tha sonte në një lidhje direkte për Çim Peka Live, se tenderi për rikonstruksionin e rrugës “Xhon Belushi” do të zhvillohet ditën e hënë, 9 janar, ora 10:00, por në fakt punimet në terren kanë nisur. Këlliçi tha se tenderi është 420 milionë lekë ndërsa denoncoi me dokumente vjedhjen që po tentohet të bëhet.

Punimet po kryhen nga mjetet dhe punonjësit e ndërmarrjes së bashkisë së Tiranës, ndërsa kompania që do fitojë tenderin fiktiv të hënën do marrë fondin prej 420 mln lekë.

“Është skandaloze ajo që po ndodh këtu. Rruga po mbaron dhe po ndërtohet nga mjetet e ndërmarrjes nr.2 të bashkisë Tiranë. Të hënën do të shpallet fiktivisht fituesi i tenderit për këtë rrugë. Dhe paratë do t’i jepen fiktivisht kompanisë fituese dhe më pas do t’ia kthejë bashkisë Tiranë për t’i hedhur këto para në fushatë. Është përgatitur një masakër elektorale në të gjithë rrugët dhe rrugicat e Tiranës që në 8 vite nuk kanë patur asfalt dhe është përgatitur një skemë për të blerë votat. Do presim të hënën se kush do të jetë fituesi i tenderit. Mjetet janë në procesi të bashkisë Tiranë. Unë kam edhe emrin e kompanisë që do të shpallet fituese, është kontraktore e bashkisë Tiranë, është kompani fiktive”, tha kandidati i PD për bashkinë.

Këlliçi paralajmëroi kallëzim në SPAK për Erion Veliajn, ndërsa shtoi se do të informohen edhe përfaqësitë diplomatike në Tiranë.

“Të hënën Erion Veliajn do ta dërgoj sërish në SPAK për një vjedhje flagrante. Do informoj ambasadat që operojnë në Shqipëri, OSBE-ODIHR dhe të gjitha institucionet tona partnere që merren me monitorimin e zgjedhjeve për të parë se çfarë masakre po bëhet me fondet publike. Të gjithë ne kërkojmë rrugë, asfalt, rrugica të shtruara me ndriçim dhe trotuare, por jemi kundër vjedhjes. Kjo që po bëhet është vjedhje ditën për diell në mes të kryeqytetit dhe sot kemi parë gjithë ditën kronikën e Veliajt që transportohej në mediat kombëtare”, u shpreh Këlliçi. syri tv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY